Në një ndeshje shumë interesante, Prizreni 16 ka mundur Sigal Prishtinën me rezultat 102:88, në ndeshjen e zhvilluar në kuadër të javës së 14-të për Art Motion Superligën e Kosovës në basketboll.
Në pesë minutat e para të ndeshjes u zhvillua një lojë e barabartë, por më pas prizrenasit shkëputen në 21:13, ndërsa çerekun e parë e fituan 26:20.
Vendasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke e thelluar edhe më shumë epërsinë, ndërsa shkuan në pushim mes pjesëve me rezultat 55:37.
Por, bardhekaltrit nuk u dorëzuan dhe hynë furishëm në pjesën e dytë, përkatësisht periudhën e tretë, ku ngushtuan shifrat në vetëm tri pikë, 69:66, sa ishte rezultati pas 30 minutash.
Ndeshje shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, me mysafirët që afroheshin në rezultat dhe shkëputjen e vendasve.
Dy minuta nga fundi, prishtinasit afruan rezultatin në 93:88, por në momentet e fundit, prizrenasit ishin më të vëmendshëm dhe triumfuan 102:88.
Te Prizreni 16 u dalluan Ivan Koljeviq me 24 pikë e tetë asistime, Courtney Fells me 14 pikë, 11 pikë, tetë asistime, Michael Green me 21 pikë dhe Alban Veseli me 20 pikë e shtatë kërcime.
Ndërsa te Sigal Prishtina u dallua Nick Tomsick me 20 pikë me pesë asistime.
Prizreni 16 ka nëntë fitore dhe katër humbje, ndërsa Sigal Prishtina ka shtatë fitore dhe shtatë humbje.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Afati përfundimtar për hapjen e qendrave të emigrantëve në Shqipëri është tetori, thotë ministri i Brendshëm italian
-
Zyrtarja e lartë amerikane takon Dumanin dhe i garanton mbështetje pa kushte për reformën në drejtësi
-
Amerika e mban Ukrainën duke luftuar me duart e lidhura
-
Kryenegociatorët e Kosovës dhe Serbisë nesër në zyrën e Lajçakut mes paqartësive nëse do të ketë takim trepalësh në Bruksel