Colleen Hyland, drejtuesja e zyrës së Departamentit Amerikan të Shtetit për Evropën qendrore dhe jugore, ka zhvilluar një takim me kreun e Prokurorisë së Posaçme SPAK, Altin Dumani, duke e garantuar këtë të fundit se do të ketë mbështetjen e palës amerikane, për vijimin e reformës në drejtësi.
Përmes një publikimi në X, ish-Twitter, ka qenë Ambasada Amerikane në Tiranë, e cila ka shpërndarë detaje nga takimi.
“Znj. Hyland përsëriti mbështetjen e plotë të Shteteve të Bashkuara për SPAK dhe institucionet e pavarura të Shqipërisë, duke theksuar rolin vendimtar të reformës në drejtësi në avancimin e rrugëtimit të Shqipërisë drejt aspiratave të saj euroatlantike”, theksoi ajo në takim.
Më herët, gjatë një konference të zhvilluar për Ekonominë në Ballkanin Perëndimor, Hyland theksoi se problemi i korrupsionit në Shqipëri duhet të tejkalohet me ndihmën e Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Sipas saj, duhet të menaxhohen më mirë tenderat dhe ofertuesit e saj.
Nëse Shqipëria do të mundte korrupsionin, ajo ka thënë se vendi gjithashtu do të integrohej menjëherë në Bashkimin Evropian.
“Korrupsioni është një çështje e madhe jo vetëm në Shqipëri apo Ballkan. Ky problem duhet tejkaluar me ndihmën e SPAK. Nëse vendi mund korrupsioni do të integrohej në Bashkimin Evropian dhe do të thithte investime”, ka thënë ajo.
“Duhet të mbani ne kontroll korrupsioni dhe ndryshmet ligjore që bëni duhet të jenë përputhje me BE. Ne si SHBA do ju mbështesim”.
Referuar Hyland, nevojitet të menaxhohen më mirë tenderat.
“Duhet të merrni ofertuesit më të mirë, jo vetëm në bazë të çmimit. Pra lidhet me sigurinë kombëtare, të ketë mekanizma edhe për shtete që ju bëjnë ofertën”.
Zyrtarja e DASH: Të tejkalohet korrupsioni me ndihmën e SPAK, të menaxhohen më mirë tenderat
Ndër të tjera, Hyland është ndalur edhe te një tjetër çështje. Sipas saj, vendet e Ballkanit Perëndimor fillimisht duhet të unifikohen si një treg mes tyre dhe më pas të mund të bëhen pjesë e një tregu më të gjerë, siç është ai i Bashkimit Evropian.
SHBA-të, sipas saj, do të jenë aty për të ndihmuar shtetet për ta çuar përpara iniciativën e tyre ekonomike.
Po ashtu ajo ka shtuar se vendet përkatëse duhet të bëjnë më shumë për të luftuar korrupsioni pasi integrimi në BE nuk është vetëm çështje dëshire, por një shpërblim që bazohet tek arritjet e secilit prej vendeve që aspirojnë familjen dhe vlerat perëndimore.
“Elementi tregtar është një nga tiparet e e zhvillimit të Ballkanin Perëndimor, jo vetëm si rajon, në fillim duhet të integrohen si rajon dhe më pas mund të bëhen pjesë integrale e tregut të Evropë. Ju duhet ta bëni punën për të arritur aty. Ne si SHBA do t’ju ndihmojmë për të arritur atje. Korrupsioni duhet të mbahet nën kontroll dhe të gjitha këto duan kohë dhe fokus dhe ne jemi të gatshëm t’u mbështesim për këtë”.
“Ajo që ne nxisim, është që Shqipëria të marrë në konsideratë cilësinë e investimeve që mund të vijnë në rrugë të saj, gjithashtu natyrën e qëndrueshme të marrëdhënieve që zhvillohen dhe a ajanë ato në përputhje me idealet tuaja kombëtare, a ka ndonjë element të sigurisë kombëtare që duhet të merret parasysh?”, ka shtuar ajo.