Shqipëria

Kurti uron Ramën: Ushtria e Shqipërisë na falë nder e krenari të gjithë shqiptarëve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama

Me rastin e Ditës së Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, ka uruar Kryeministrin e Republikës së Shqipërisë, Edi Rama me anë të një letre.

Në këtë ditë të shënuar, kryeministri Kurti ka kujtuar dhe nderuar sakrificën, qëndresën, forcën dhe përkushtimin ndaj atdheut të brezave të ushtarëve e patriotëve, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kreministrit.

Roli i Forcave të Armatosura të Republikës së Shqipërisë përveçse në mbrojtje dhe siguri të Shqipërisë, shtrihet edhe përtej kufijve dhe i kontribuon edhe paqes në rajon dhe botë, thuhet në letrën e Kurtit.

“Në këto 109 vite, Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë, na falën nder e krenari të gjithë shqiptarëve”.

Kurti në letër urimin dërguar homologut shqiptar, Rama ka thënë se do ta thellojnë edhe më tutje bashkëpunimin mes dy forcave ushtarake të të dy shteteve.

“U gëzohemi sukseseve tuaja, sikurse edhe thellimit të bashkëpunimit ndërmjet forcave të dy vendeve tona, zhvillimit dhe avancimit të kapaciteteve ushtarake, në shërbim të mbrojtjes dhe sigurisë në vendet tona dhe në rajon”, ka shkruar ai, thuhet në njoftim.

Forcat e Armatosura të Republikës së Shqipërisë (FARSH) u formuan menjëherë pas Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë në vitin 1912.

Tani FARSH-i përbëhet nga: Shtabi i Përgjithshëm, Forcat Tokësore Shqiptare, Forcat Ajrore Shqiptare dhe Forcat Detare Shqiptare.

Aktualisht, ushtria shqiptare participin në disa misione ushtarake paqeruajtëse nëpër botë.

Ushtria shqiptare më një prill të vitit 2009 u bë pjesë e aleancës më të madhe ushtarake në botë, NATO-s.

Aktualisht, ushtria shqiptare participin në disa misione ushtarake paqeruajtëse nëpër botë.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore