Ambasadat në Kosovë paralajmërojnë stafin: Evitoni turmat dhe qendrat tregtare – ka rrezik për një sulm
Disa ambasada të huaja në Kosovë u kanë dërguar një e-mail të brendshëm stafit të tyre, që të evitojnë turmat dhe qendrat e mëdha tregtare nëpër qytetet e Kosovës, pasi ka rrezik për një sulm.
Në këtë e-mail që e ka parë Albanian Post, thuhet se bëhet fjalë për “një sulmues të vetëm”.
Koha e mundshme për sulmin eventual është përcaktuar fundi i këtij muaji, saktësisht 30 nëntori.
Në këtë e-mail gjithashtu thuhet se policia lokale është duke monitoruar të dyshuarin.
Për të qenë të sigurt, të gjithë anëtarët e stafit janë këshilluar të mos vizitojnë zonat e mëdha tregtare, veçanërisht qendrat tregtare.
Burime të Albanian Post brenda policisë gjithashtu kanë konfirmuar se u është kërkuar një shtim i forcave rreth këtyre qendrave, ku eventualisht është planifikuar sulm, porse një operacion operativ i organizuar nuk është dhënë.
Policët më të shumtë në numër aktualisht po bëjnë monitorime dhe vëzhgime për të siguruar perimetrin përreth këtyre qendrave.
Sulmi, siç mëson Albanian Post, është kategorizuar si “sulm i mundshëm terrorist”.
Zyrtarisht megjithatë, Policia e Kosovës asgjë nuk ka konfirmuar.
I kontaktuar nga AP-ja, zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci, ka deklaruar se për informacione të tilla duhet të kontaktohet zyra qendrore, mirëpo zëdhënësi i përgjithshëm i Policisë, Baki Kelani, nuk u është përgjigjur thirrjeve të mediumit.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE