Foto lajm

Vila luksoze në filmin “House of Gucci” jepet me qira


Vila luksoze në Liqenin e Komos (Itali), e cila ka qenë përdorur në filmin “House of Gucci” është njoftuar se jepet me qera për këdo që ka mundësitë dhe dëshirën ta bëjë të tijën.

Shtëpi shfaqet disa herë në filmin e ri, ku interpreton edhe Lady Gaga.

Vila Balbiano është listuar në “Airbnb” dhe është një nga rezidencat më të mëdha të zonës, me gjashtë dhoma gjumi dhe gjashtë tualete.

Gjithashtu aty gjendet edhe një pishinë në ambientet e jashtme.