Gjatë konferencës të përbashkët për shtyp Shqipëri-Kosovë, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i pyetur për një referendum pro Bashkimit Kombëtar, u përgjigj se do të ndodhë një ditë – por nuk mund të caktojë se kur apo si do bëhet.
Kryeministri e cilësoi fillimisht me shaka një provokacije (provokim në gjuhën serbe) pyetjen e gazetarit.
“Në rast se më pyesni në hipotezën e një referendumi paqësor për bashkimin e Shqipërisë me Kosovën, unë do bëja një shkelje të ligjit për fshehtësinë e votës, do votoja hapur pro”, deklaroi numri një i qeverisë shqiptare.
Në përgjigjen e tij referuar kësaj hipoteze, kryeministri shtoi se “për ata që do e marrin këtë deklaratë dhe do përmendin Shqipërinë e madhe – fallxhorët nuk gjykohen”.
Më herët, teksa iu përgjigj një pyetjeje mbi nismën ‘Open Balkan’, Rama shtoi se asgjë nuk ka ndryshuar nga deklarata që ai ka bërë gjatë Samitit të Beogradit.
Kryeministri shqiptar solli shembullin e flamurit kuq e zi dhe përdori simbolikën e shqiponjës.
“Është mirë kur shqiponja ka dy koka sepse kështu nuk kapemi në befasi. Me një kokë, rrezikojmë të kafshojmë veten”, nënvizoi Rama.
Ndërsa përshkroi simbolikën e qasjeve të ndryshme nga homologu i tij Kurti, kryeministri tha se “njëra kokë sheh nga njëra anë – një kokë në anën tjetër, por të dyja i mban drejt një trup i vetëm”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla