Ish-strategu i Trump-it, Steve Bannon, ka kërkuar pafajësinë, pasi akuzave të Kongresit se refuzoi tё jepte dёshmi pёr trazirat e Capitol-it.
Bannon u arrestua nga Byroja Federale e Hetimit (FBI) të hënën e 15 nëntorit, dy ditë pas ngritjes së padisë nga Departamenti i Drejtësisë.
Megjithatë, ai është zotuar se do të luftojë për të vërtetuar pafajësinë.
Çfarë ka ndodhur?
Ligjvënësit, të cilët hetonin sulmin e 6 janarit, e kishin thirrur Bannon për të dëshmuar mbi planet e trazirave.
Nёse do tё shpallet fajtor, ish-këshilltari i lartë i Shtëpisë së Bardhë mund tё dёnohet me njё vit burg dhe njё gjobё prej 100 mijё dollarësh.
Aktakuza ndaj tij është e para që doli nga hetimi i Komisionit të Përzgjedhur të Dhomës së Përfaqësuesve për trazirat e Capitol-it.
Nё trazirat e 6 janarit, mbështetësit e ish-presidentit Donald Trump sulmuan Kongresin, ndërsa rezultatet e zgjedhjeve të vitit 2020 po certifikoheshin.
Sipas dokumenteve të gjykatës, Bannon kishte thënë në prag të trazirave se “i gjithë ferri do të shpërthejë nesër”.
Avokatët e tij argumentojnë se komunikimet, të cilat përfshijnë ish-presidentin, janë të mbrojtura.
Të hënën, drejtuesi i podkastit të krahut të djathtë, sulmoi administratën Biden dhe u tha gazetarëve se akuzat janë të motivuara politikisht dhe u zotua se do t’i luftojë ato.
Gjykata ka mandatuar që Bannon të kontrollohet çdo javë, të qëndrojë në adresën e regjistruar dhe të njoftojë për çdo rast largimi nga zona e Washington-it.
Ai është detyruar të dorëzojë edhe pasaportën.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
“Kandidimi i Hamzës nga PDK-ja për kryeministër e ka befasuar për të keq Kurtin”
-
Sekuestrohen 65 kg kanabis në formë çokollate e fshehur në tunel, dy në kërkim në Shkodër
-
Ndërsa Izraeli shton sulmet, 300 mijë palestinezë largohen nga Rafah
-
Rama në Athinë, Mitsotakis: Greqia nuk ndalon një lider të huaj të takojë bashkëatdhetarët e tij, koha nuk është e duhura
Lajmet kryesore
-
Rama në Athinë, Mitsotakis: Greqia nuk ndalon një lider të huaj të takojë bashkëatdhetarët e tij, koha nuk është e duhura
-
Tirana drejt binjakëzimit me Venezia-n
-
Ndërsa Izraeli shton sulmet, 300 mijë palestinezë largohen nga Rafah
-
“Kandidimi i Hamzës nga PDK-ja për kryeministër e ka befasuar për të keq Kurtin”