Presidenca e Kosovës për muralin e Mlladiçit në Beograd: Simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiç-it
Presidenca e Kosovës ka reaguar për muralin në përkrahje të kriminelit Ratko Mlladiç në qendër të Beogradit.
Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, shefi i kabinetit të presidentës së Kosovës Vjosa Osmanit, Blerim Vela, ka thënë se kjo është shenjë e mbështetjes së “regjimit të Vuçiçit ndaj kriminelit të luftës”.
“Në qendër të Beogradit ekziston një simbol i mbështetjes së regjimit të Vuçiçit për të dënuarin për krime lufte Ratko Mlladiç”, ka shkruar Vela në Twitter.
Ai është shprehur se kjo është fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave.
“Kjo është një fyerje ndaj kujtimit dhe dinjitetit të viktimave të këtij krimineli lufte. Pa u marrë me të kaluarën, Serbia do të mbajë gjithmonë gjeneralë gjenocidialë si heronj të saj”.
⛔️ In downtown Belgrade there is a symbol of #Vučić’s regime support to convicted war criminal Ratko Mladić.
This is an affront to memory and dignity of the victims of this war criminal. Without dealing with the past, #Serbia will always harbor genocidial generals as its heroes. pic.twitter.com/MgXyh1fk7a
— Blerim Vela (@Blerim_Vela) November 9, 2021
Murali i Mlladiçit u shfaq më 23 korrik në komunën e Vraçarit, afër qendrës së qytetit.
“Gjeneral, nëna juaj duhet të falënderohet”, shkruhet në slogan.
Gjithashtu, policia serbe ka arrestuar të martën e 9 nëntorit aktivisten Aida Coroviç dhe ilustruesen Jelena Jacimoviç.
Kjo pasi hodhën vezë në muralin e ish-gjeneralit serb të kohës së luftës Ratko Mlladiç, të vendosur në murin e një ndërtese banimi në Beograd.
Në qershor të këtij viti, Mekanizmi për Gjykatat Penale Ndërkombëtare në Hagë la në fuqi dënimin e përjetshëm të Ratko Mlladiç për gjenocidin e boshnjakëve nga Srebrenica dhe persekutimin e boshnjakëve e kroatëve në të gjithë vendin gjatë luftës.
Lindur në 1942, Mlladiç u bë Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të ushtrisë serbe të Bosnjës, VRS, në luftën 1992-95 në Bosnjë.
I akuzuar menjëherë pas luftës për krime të ndryshme, ai iu shmang drejtësisë për 16 vite para arrestimit të tij në Serbi në 2011.
Ai mbahet mend kryesisht për një masakër famëkeqe të rreth 8 mijë boshnjakëve pasi forcat e tij pushtuan qytetin e rrethuar të Srebrenicës në 1995, një ngjarje që u bë sinonim i brutalitetit të luftërave ballkanike të viteve 1990.
Masakra e Srebenicës
Në korrik 1995-ës, forcat nga Republika Srpska e shkëputur nga Bosnja dhe aleatët paraushtarakë vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem kryesisht myslimanë në qytetin e Srebrenica.
Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) kaloi vite duke hetuar masakrën.
ICTY zbuloi se forcat serbe të Bosnjës filluan planifikimin e gjenocidit gjatë fazës përfundimtare të Luftës tre-vjeçare të Bosnjës, në Mars 1995.
Objektivi i forcave serbe të Bosnjës ishte kapja e Srebrenicës, e cila ishte shpallur pjesë e një zone të sigurt të OKB-së në 1993.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Protestat në kampusin amerikan: Grupet rivale të protestës në Gaza përleshen në UCLA
-
Diplomatët shpresojnë për një marrëveshje ndërsa Izraeli zbut qëndrimin
-
Anketa e IRI për Kosovën: SHBA-të aleati më i rëndësishëm, Serbia kërcënimi më i rrezikshëm
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
Lajmet kryesore
-
BE duhet të zgjerohet ose të përballet me ‘Perden e re të Hekurt’, paralajmëron Michel
-
Forcimi i gjyqësorit është investimi më i mirë për të ardhmen e Shqipërisë, thotë Gonzato
-
Liria e medias “rrezikshëm afër pikës së thyerjes” në disa vende të BE-së
-
Osmani kërkon mbështetjen e Zvicrës për anëtarësimin e Kosovës në KiE