Me 13 vota pro dhe katër kundër, Komisioni i Ligjeve në Shqipëri ka miratuar në parim projektligjin për buxhetin e vitit 2022.
Të mërkurën e 3 nëntorit, përballë anëtarëve të Komisionit, ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, prezantoi të gjithë projektin.
Më 26 tetor, Qeveria e Shqipërisë depozitoi në Kuvend projektligjin për “Buxhetin e Shtetit” për vitin e ardhshëm.
Qeveria ka parashikuar të shpenzojë rreth 637 miliardë lekë dhe të ardhurat priten të shkojnë në 536 miliardë lekë.
Në këtë mënyrë, Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka planifikuar që deficiti të arrijë në 101 miliardë lekësh.
“Shpenzimet e personelit për vitin 2022 reflektojnë koston aktuale të Administratës Publike, si dhe politikën e re të rritjes së pagave kryesisht për sektorët e shëndetësisë, arsimit dhe mbrojtjes”, shkruhet në njoftim.
Gjithashtu aty theksohet se fondi vjetor për rritjen e pagave është planifikuar në shumën 2.4 miliardë lekë dhe parashikon rritjen e pagës për funksion me 6% për punonjësit shëndetësorë dhe ata arsimorë.
Shpenzimet totale për pagat në Administratën Publike janë planifikuar në masën 90.6 miliardë lekë, ose 4.9% e PBB-së.
Shpenzimet për subvencione janë parashikuar në masën 1.55 miliardë lekë, duke u rritur krahasuar me një vit më parë.
Këto shpenzime shkojnë për mbështetjen e sektorit të ujësjellës-kanalizimeve, bazuar në performancën e tij, si dhe për të mbuluar një pjesë të shpenzimeve të veprimtarisë hekurudhore dhe veprimtarisë së shërbimeve qeveritare.
Niveli i fondit rezervë për vitin 2022 planifikohet në masën 3.4 miliardë lekë, përkatësisht 2.4 miliardë lekë Fond Rezervë i Këshillit të Ministrave, 500 milionë lekë fond kontigjencë për projektet me BE-në, si dhe 500 milionë lekë kontingjencë për projekte specifike për fëmijët.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Komisioni Hetimor për TIMS publikon listën e dëshmitarëve që do të pyeten: Balla, Rrumbullaku e Hyseni mes tyre
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Meta rreshtohet me VMRO dhe ‘parashikon’ fitoren e tyre në Maqedoninë e Veriut
Lajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Bardhi i përgjigjet Ramës: Ke marrë avokat të dobët, i jep urdhra SPAK-ut sepse e ke një hall
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE