Dyshja ikonike, Barack Obama dhe Bruce Springsteen, kanë vazhduar serinë e podcast-ëve dhe librin e tyre me biseda “Renegades: Born in the USA”, në “CBS Sunday Morning”, ku diskutuan për “polarizimin politik në Amerikë” si dhe atë që ata e kanë quajtur veten si “të huaj”.
Podcast-ët me biseda të ish-Presidentit të ShBA-së dhe këngëtarit ikonik, janë bërë gjë e preferuar e publikut amerikan e më gjerë.
“Bruce ka një lloj shërbese brenda muzikës së tij, por edhe gjithë trupi i punës së tij sillet rreth çështjeve të asaj se kush jemi, dhe çka është e rëndësishme”, tha Obama.
“Kur dal ndonjë mbrëmje, kur punën time e bëj mirë, kjo për mua është të krijojë një hapësirë të vlerave të përbashkëta dhe rrëfimet të ndërsjella, për tre orë ne krijojmë atë vend, ajo ekziston diku”, tha Bruce Springsteen.
https://www.youtube.com/watch?v=Zhuc2fx1W3U
Që të dy e quanë veten “të huaj”.
“Ndoshta mund të jetë se artistët dhe muzikanët gjithmonë fillojnë nga jashtë, nga ajo që është e huaj. Kur isha i ri, isha krejtësisht i pafuqishëm, i padukshëm, por luftoja të gjej se ku përkas”, vazhdoi Springsteen.
Ndërsa Obama e vazhdoi duke thënë se “tashmë tallem me Bruce-in, sepse nuk kuptoj se si një fëmijë nga New Jersey mund ta konsiderojë vetëm të jashtëm, të huaj. Tash, unë jam ashtu. Mund ta kuptoni se si Barack Obama është dikush i huaj”.
“Çfarë mendoj se që të dy kemi pasur të përbashkët është se që të dy kemi ngritur pyetje të tilla, pyetje si ku përkasim brenda kësaj narrative të ekzistencës, si të përshtatemi brenda komuniteteve nga ku lindëm”.
“Në një botë ideale”, vazhdoi Obama, “atë që Bruce-i dhe Clarence kanë bërë në skenë, është esencialisht ripajtim i kësaj”.
Obama gjithashtu komentoi edhe Presidentin e ShBA-së, Joe Biden, për të cilin tha se “mendoj se Biden po ndjek politikat e duhura që duhet ndjekur”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Europapa apo Baby Lasagna? – Garuesit për t’u pasur kujdes në Eurovision 2024
-
Kur u bëra meme ishte poshtëruese dhe lënduese – Dua Lipa shfaq çdo anë të saj pa dorashka për The Guardian
-
Ed Sheeran thotë se “ka këngë të përfunduara”, por s’do t’i lançojë këtë vit
-
Post Malone dhe Morgan Wallen njoftojnë publikimin e këngës së përbashkët “I Had Some Help”
Lajmet kryesore
-
Rusia po komploton sabotim në të gjithë Evropën, paralajmërojnë agjencitë e inteligjencës
-
Për britaniken Express, Dhërmiu është destinacioni më i bukur evropian për pushimet 2024
-
BE në rrezik të ‘shpërthimit’, pasi e djathta ekstreme kërkon ‘kokat e turkut’
-
Abraham bën thirrje që të respektohen standardet evropiane: Kosova në Këshill të Evropës për stabilitetin e rajonit