Në dy sezonet e para në klub, Vinicius Jr. ishte një ndër senzancionet më të mëdha që klubi i Real Madrid kishte parë në dekadën e fundit. Edhe pse nuk shënonte shumë, Vinicius ishte lojtari që bëntë diferencën në fushë dhe shpesh ishte vendimtar me asistimet dhe performancat e tij të mrekullueshme që Real Madrid të fitonte ndeshjet.
Shumë skuadra e kërkonin Vinicius Jr. nga Real Madrid, por ata e konsideronin brazilianin si të paprekshëm dhe si të ardhmen e klubit. Në verën e 2019, kur Real Madrid provoj të sillte Neymar nga PSG në kryeqytetin spanjoll, PSG kërkonte Vinicius në shkëmbim, por Real Madrid e refuzoi kërkesën.
Kjo gjë tashmë ka ndryshuar, sipas së përditshmes spanjolle, Diario AS, Real Madrid-i do e shesë Vinicius-in nëse një ofertë e mirë mbërrin për të.
Vinicius ka humbur shkëlqimin, dhe luan shumë më pak. Në mundësitë që Zidane i ka dhuruar brazilianit këtë sezon, ai ka zhgënjyer gjithnjë, dhe kjo gjë ka bërë që Real Madrid mos ta konsiderojë të paprekshëm 20 vjeçarin, raporton AS.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com