Policia e Shqipërisë, foto ilustruese.
Mbrëmja e 21 tetorit ka rezultuar fatale për një 70-vjeçar, i cili u përplas nga një makinë në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.
Sipas njoftimit të policisë shtetasi G. G., 55 vjeç duke drejtuar automjetin tip kamion “Volvo”, ka aksidentuar një këmbësor rreth 70 vjeç.
Ky i fundit akoma nuk është identifikuar nga policia.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit dhe identifikimin e viktimës.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com