Gjatë 24 orëve të fundit, në Shqipëri janë regjistruar tetë humbje jete nga coronavirus-i, dhe kanë rezultuar pozitivë 659 persona.
Kjo ditë ka shënuar rritje të rasteve pozitive, nga 616 që ishin një ditë më parë.
Në Spitalin Infektiv janë duke marrë trajtim spitalor të specializuar 146 pacientë, ku 16 prej tyre janë në gjendje të rënduar.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 543 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 170 mijë e 217 që nga fillimi i epidemisë.
Kanë humbur jetën, që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, 2 mijë e 849 qytetarë. Janë kryer mbi 1.2 milionë testime totale dhe 3 mijë e 934 testime ditore.
Aktualisht janë 6 mijë e 397 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Fushata e vaksinimit
Që prej datës 1 gusht ka nisur fushata e vaksinimit masiv. Kjo zgjati dhe për muajin shtator.
Nisma i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
Gjithashtu janё ngritur qendra të shumta vaksinimi anti-COVID pranё universiteteve tё vendit, në të cilat vijon vaksinimi i studentëve dhe stafit pedagogjik.
Vaksinimi i studentёve u shpall pak kohë më parë i detyruar pёr gjithё studentёt, teksa pritet fillimi i vitit të ri shkollor nëpër ambjentet e auditorëve.
E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.8 milionë qytetarë.
Po ashtu, mbi 800 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht, Shqipëria administron rreth 2 milionë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rrëzohet kërkesa e Jorgo Goros për zëvendësim të masës së sigurisë
-
Mazhoranca bojkotoi Komisionin e Shëndetësisë, Vokshi: Akt i rëndë ndaj parlamentarizmit
-
Vrasja e Aureljo Dervishit në Tiranë, Gjykata lë në burg 4 të arrestuarit
-
Hasani thotë se Shqipëria pret dritën jeshile nga BE për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
Lajmet kryesore
-
Hasani thotë se Shqipëria pret dritën jeshile nga BE për Konferencën e Dytë Ndërqeveritare
-
Gjykata rrëzon kërkesën e Bardhit për të çregjistruar Bashën si kryetar i PD-së
-
Orë vendimtare për armëpushimin dhe pengjet, gjithçka varet nga Hamasi
-
Kurti në BBC: Kosova s’e lejon dinarin e Millosheviçit – Serbia deshi të provokojë luftë në Banjë