Lajme

Mbretëri e Bashkuar – mes rasteve në rritje të COVID-19 – rikthehen masat


Disa kufizime të COVID-19 pritet të rivendosen menjëherë në Mbretërinë e Bashkuar, pas rasteve në rritje të të infektuarve.

Sipas Konfederatës së NHS një strategji rezervë, ose Plan B, i cili përfshin përdorimin e maskës në hapësira të mbushura me njerëz dhe nё ambiente të mbyllura, duhet të zbatohet.

Fatalitetet në Mbretërinë e Bashkuar janë shumë afër pikut të dimrit. Sekretari i Biznesit, Këasi Kwarteng tha se nuk ishte ende koha për Planin B dhe bëri thirrje për furnizim më të madh me doza përforcuese.

Ai tha se nuk dëshiron bllokime të mëtejshme, apo të rrezikojë “fitimet” e rihapjes së ekonomisë.

Rastet ditore të COVID-19 kanë qenë mbi 40 mijё për shtatë ditë rresht.

43 mijё e 738 infeksione të reja u raportuan të martën, ndёrsa numri i pacientëve në spital u rrit javёn e kaluar me 10%, duke kapur shifrёn 7 mijё e 749 të hënën.

U regjistruan 223 vdekje të tjera, numri më i madh që nga marsi, megjithëse shifrat ditore shpesh janë më të larta të martave.

Plani A i qeverisë për trajtimin e COVID në Angli këtë dimër pёrfshin doza pёrforcuese tё ofruara për rreth 30 milionё njerëz, disponimin e një doze tё vetme tё vaksinёs për fëmijët e shëndetshëm 12 deri në 15 vjeç dhe kёshilla pёr njerëzit që të mbajnё maskë në ambiente të populluara.

Nëse masat nuk do tё jenё të mjaftueshme për të parandaluar “presionin e paqëndrueshëm” në NHS, atëherë përdorimi i detyrueshëm i maskave në disa mjedise, apo puna e njerëzve nga shtёpia dhe futja e pasaportave së gjelbër për punëtorët, mund të konsiderohen si pjesë e Planit B.

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore