Shqipëria

Çështja “Toyota Yaris”, 1 vit burg për dërguesin e 3.4 milionë eurove të gjetura në automjete


Gjykata e Tiranës të martën e 19 tetorit ka dënuar me një vit e gjashtë muaj burg Ervis Vladin për çështjen e kapjes e 3.4 milionë euro në dy mjetet tip “Toyota Yaris”.

Këto të fundit kishin mbërritur në Portin e Durrësit nga Belgjika. Vladi ishte një ndër gjashtë personat, të cilët u hetuan për këtë çështje.

Fillimisht të gjithë u hetuan për pastrim parash dhe grup i strukturuar kriminal. Por, Gjykata e ka dënuar Vladin duke e shpallur dhe fajtor për veprën penale “mosdeklarim të ardhurash në kufi ose sendeve me vlerë”.

Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të dënohet me vetëm një vit burg.

Çfarë ka ndodhur më tej?

Në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me dy vjet e katër muaj heqje lirie.

Në qershor të vitit 2018/ policia gjeti dhe sekuestroi dy makinat, ku u gjend dhe shuma e parave.

Kjo çështje ka trazuar dhe politikën në atë kohë. Kreu i demokratëve Lulzim Basha nga foltorja e Kuvendit deklaronte për miliona euro të krimit, që po vinin në Shqipëri përmes automjeteve “Toyota”.

Fillimisht, hetimet nisën nga ish-Prokuroria e Krimeve të Rënda. Ajo arrestoi dhe nxori masa sigurie për gjashtë persona si të dyshuar të përfshirë në këtë ngjarje.

Por, më pas prokuroria shpalli moskompetencë dhe e kaloi dosjen në prokurorinë e Tiranës. Kjo e fundit vlerësoi se nuk qëndronte akuza e mosdeklarimit të të hollave në kufij për të gjithë personat.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore