Lajme

Maqedonia e Veriut: 20.54% e votuesve kanë votuar deri në orën 13


Ilustrim

Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve (KSHZ) në Maqedoninë e Veriut në konferencë për shtyp në ora 13:30, ka njoftuar se nga të dhënat e 2 mijë e 519 vendvotimeve, respektivisht nga 72.39 për qind e vendvotimeve, deri në ora 13:00 kanë votuar gjithsej 237 mijë e 476 qytetarë, gjegjësisht 20.76 për qind.

Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve në Maqedoninë e Veriut

Në Komunën e Novacisës është dalja më e madhe në zgjedhje.

Sipas KSHZ-së në këtë komunë deri në ora 13:00 kanë votuar 43.7% e votuesve.

Ndërsa edhe në disa komuna ka dale më të madhe të votueve si në Kratovë dalja e votuesve deri në ora 13:00 ishte 37,48 për qind, Krushevë 37,35 për qind ka njoftuar mes tjerash kreu i KSHZ-së, Aleksandar Dashtovski.

Deri më tani, procesi i votimit po shkon mirë, dhe në disa vendvotime është i vështirë për shkak të problemeve me pajisjet e gjurmëve të gishtërinjve.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore