Demokratët kanë prezantuar një rezolutë për të shkarkuar nga detyra kongresmenen republikane pro-Trump, Marjorie Taylor Greene, mbi postimet e saj në mediat sociale.
Greene ka mbështetur teoritë e konspiracionit në lidhje me sulmet që kanë ndodhur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA) si ai i 11 shtatorit në Kullat Binjake dhe sulmet në shkolla.
Grupi demokrat paraqiti rezolutën duke e quajtur atë “moment dobësie” në Partinë Republikane.
Kongresmenja e Georgia-s, ka prezantuar muajin e kaluar masën për shkarkimin e Presidentit të SHBA-së, Joe Biden.
Me anë të një postimi në twitter ajo shkruan se “nëse demokratët, e heqin atë, siguron se precedenti që ato po krijojnë do të përdoret gjerësisht kundër anëtarëve në radhët e tyre, kur të rimarrin shumicën pas zgjedhjeve të vitit 2022”.
Greene është e zgjedhur në Kongres në muajin nëntor. Ajo u caktua në Komitetin e Edukimit e Punës dhe në Komitetin e Buxhetit.
Mitch McConnel, kryetar i republikanëve në Senat e ka akuzuar Greene si “gënjeshtare me teori konspirative, duke e quajtur kancer për partinë Republikane”.
Demokratët janë shprehur se për shkak të vërejtjeve, ajo ka humbur të drejtën për tu bashkuar në këto komitete, veçanërisht në fushën arsimore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA
-
Franca vlerëson se 150 mijë ushtarë rusë janë vrarë në luftën në Ukrainë