Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka nisur identifikimin e personave të infektuar me COVID-19, në mënyrë që edhe ata, të cilët duan të votojnë, t’u mundësohet kjo e drejtë.
Këtë e ka konfirmuar për Albanian Post, zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
Ai tha se KQZ-ja ka bërë përgatitjet që edhe personat të cilët janë në izolim, pasi infektimit me COVID-19, të shfrytëzojnë të drejtën kushtetuese e të votojnë në zgjedhjet e jashtëzakonshme të 14 shkurtit.
“Identifikimi i këtyre personave të cilët janë të infektuar do të fillojë sot më 2 shkurt dhe do të zgjasë deri më 11 shkurt ndërsa ata do të mund të zgjedhin nëse duan që të marrin pjesë apo jo në zgjedhje. KQZ-ja ka përgatitur një udhëzim ku bëhet mënyra e regjistrimit, verifikimit dhe votimin e personave që janë të infektuar me COVID-19”, tha Elezi.
KQZ-ja do të dërgojë ekipe mobile te personat të cilët shprehin vullnetin për të votuar nëpër adresat e tyre, për tu mundësuar votimin ditën e zgjedhjeve.
Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 60.500 raste.
Ndërkohë të martën, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka organizuar tërheqjen e shortit për renditjen e subjekteve politike në fletëvotim për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.
Në një përzgjedhje të rastësishme, Lëvizja Vetëvendosje përzgjodhi numrin 127, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) përzgjodhi numri 132, Partia Demokratike e Kosovës (PDK) përzgjodhi numrin 134, Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përzgjodhi numrin 135, ndërsa Partia Socialdemokrate NISMA përzgjodhi numri 121.
Zgjedhje e parakohshme parlamentare në Kosovë mbahen me 14 shkurt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Petkoviç pretendon se iu ndalua hyrja në Kosovë
-
GJKKO rrëzon sërish Berishën dhe Malltezin, lihen në arrest shtëpie
Lajmet kryesore
-
Prezantohet strategjia e menaxhimit të Financave Publike, Gonzato: Prek disa kapituj të integrimit evropian
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Osmani s’e komenton fare regresin me 19-të vende të Kosovës në lirinë e medias, flet për lajmet e rreme