Lajme

Talebanët do të kërkojnë dëmshpërblime nga qeveritë pas marrjes së Afganistanit


Talebanët do të kërkojnë që Mbretëria e Bashkuar dhe kombet e tjera t’iu paguajnë miliarda.

Kjo, si dëmshpërblim për luftën 20-vjeçare në Afganistan.

Qeveria islamike do t’i bëjë thirrje Britanisë që të bëjë pagesat e menjëhershme.

Talebanët janë besim-plotë se Britania e Madhe do t’u përmbahet kërkesave të tyre.

Veteranët që luftuan në Afganistan kanë kritikuar çdo kërkesë për dëmshpërblim nga talebanët.

Sipas tyre, ata kanë ekzekutuar disidentë, torturuar të burgosur dhe detyruar gratë të fshihen qëkurse morën pushtetin.

Nga 15 gushti, kohë kur talebanët morën kontrollin e Afganistanit, ekonomia e vendit vijon të jetë në kolaps.

Shumica e ndihmës ndërkombëtare është ndërprerë, megjithëse ka përjashtime për ndihmën humanitare.

SHBA dhe talebanët

Më herët, zyrtarët amerikanë u takuan me talebanët në Afganistan duke zhvilluar bisedimet e tyre të para ballë për ballë, qëkur Washington-i tërhoqi trupat e tij në gusht.

Bisedimet në Katar janë përqëndruar në çështje qё përfshijnё përmbajtjen e grupeve ekstremiste, evakuimin e qytetarëve amerikanë dhe ndihmën humanitare, sipas zyrtarëve.

SHBA-tё këmbëngulin se takimi nuk përbën njohje të talebanëve.

Ngjarja vjen një ditë pasi Afganistani pësoi sulmin e tij më vdekjeprurës që kur forcat amerikane u tërhoqën.

Sulmi terrorist në një xhami në qytetin verior të Kunduz vrau të paktën 50 njerëz dhe plagosi më shumë se 100 të tjerë.

Xhamia Said Abad përdorej nga komuniteti pakicë mysliman shiitë në vendin me shumicë sunite myslimane. Grupi i Shtetit Islamik konfirmoi se ishte pas sulmit.

Duke folur pas fillimit të bisedimeve me SHBA-të në Katar, ministri i Jashtëm taleban, Amir Khan Muttaqi tha se, “të dy palët ranë dakord të respektonin kushtet e marrëveshjes së Dohas të nënshkruar në vitin 2020”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore