Këngëtarja dhe modelja, e njohur shqiptare, Beatrix Ramosaj, ka zgjedhur fjalët më emocionuese për t’i dedikuar babit të saj, i cili nga jeta u nda plot 11 vjet më parë.
Ramosaj, përmes disa postimeve në llogarinë e saj të Instagram-it, e ka kujtuar babanë, Muhametin, për të cilin është shprehur se i mungon shumë.
“Na mungon shumë. Thirreni babanë tuaj dhe thuajani që e doni. Sot 10 tetor bëhen 11 vjet që kur ne e humbën babanë tonë të ndjerë. Pusho në paqe baba”, ka shkruar Beatrix në postim.
Ndërkohë, Beatrixi, e njohur edhe si Trixa, ka publikuar edhe një fotografi tjetër, ku shihet pranë prindërve dhe vëllait të saj, Albanit.
Fotografi e publikuar nga Beatrix Ramosaj në Instagram.“Gjithmonë tregoni të dashurve tuaj që i doni sepse jeta ndodh shumë shpejt”, ka shkruar ajo.
Gjithsesi, Trixa, e ka shprehur vazhdimisht dashurinë për të atin, ndërkohë që as vitin që lamë pas nuk munguan postimet dedikuese nga ana e saj.
Në vitin 2020, ajo pati vënë në dukje një histori që lidhet me shtëpinë e saj, ku pasi e kishte ndërtuar atë, i ati i saj i ndjerë kishte lënë një dërrasë të veçantë ku familja mund të linin shënime dhe ti kujtonin ato më vonë pas shumë vjetësh.
“Kur isha tetë vjeçare, babai im ishte duke ndërtuar shtëpinë tonë në Llapashticë”.
“Dhe diku në këtë pjesë, babai na mundësoi të shkruajmë diçka…kështu që pas disa vitesh, kur ne të ishim më të vjetër do të mund të shihnim prapa dhe të qeshnim dhe t’i kujtonim momentet përgjithmonë”, pati shkruar Beatrix.
Ndërkaq, pasi familja e tyre ishte në renovim e sipër të shtëpisë në Llapashticë të Podujevës, ajo ishte shprehur e lumtur që më në fund e kishte gjetur dërrasën në fjalë, pasi nuk mendonte kurrë se do të mund ta gjente.
“Kjo është ajo që babai im shkroi. Eh more baba. Nuk u plakëm dot bashkë”,pati shkruar e mërzitur këngëtarja.
Aktualisht, Beatrix Ramosaj, nuk është edhe shumë aktive me projekte muzikore, teksa këtë vit ajo u rikthye duke publikuar video klipin e këngës “Be my side”, i cili u mirëprit nga publiku.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
The Weeknd dhuron dy milionë dollarë për të siguruar ushqim për mbështetje humanitare në Gaza
-
Mbreti Charles bën daljen e parë publike që nga diagnostikimi me kancer
-
Mbretëresha Camilla shfaqet në humor të mirë pasi mbreti Charles njofton kthimin në punën mbretërore në mes të diagnozës së tij të kancerit
-
Britney Spears thotë se nuk ka pasur “drejtësi” edhe pas zgjidhjes së çështjes së konservatorit