Karikaturisti suedez Lars Vilks, ndërroi jetë të hënën e 4 tetorit nga një aksident me makinë.
Vilks, sipas raportimeve, po udhëtonte me një makinë civile të policisë.
Kjo e fundit u përplas me një kamion pranë qytetit Markaryd në Suedinë jugore.
Gjatë incidentit rrugor, vdiqën gjithashtu dy policë, ndërsa shoferi i kamionit u plagos.
Famëkeq
Vilks mori famë prej skicimit të kokës së Profetit Muhamed në trupin e një qeni – gjysmë-antropomorfizëm në rebelimin e artit ndaj fesë.
Kumti i vdekjes së karikaturistit suedez, Lars Vilks, tregon se aksidenti që i mori jetën nuk do të mbetet asnjëherë brenda një skice si fama e tij.
Thënë më qartë, as kjo skicë “nuk është një skicë në vetvete”, pothuaj në të njëjtën trajtesë si llulla e Rene Magritte.
“Kjo nuk është një llullë”, dënonte vazhdimisht barbarizmin e gjuhës ndaj imazhit dhe zaptimit që mendimi i uzurpon njërës apo tjetrës.
Sprova
Lars Vilks, 75-vjeç, jetonte nën mbrojtjen e policisë pas kërcënimeve me vdekje nga Al-Qaeda.
Karikatura, e botuar në vitin 2007, ofendoi shumë myslimanë që e konsiderojnë blasfemi vizatimin apo pikturimin e Profetit.
Kjo erdhi një vit pasi një gazetë daneze publikoi karikaturat e Profetit.
Vilks zuri ballinat e mediave botërore pasi karikatura e tij shkaktoi zemëratë në publik.
Kryeministri i atëhershëm Fredrik Reinfeldt takoi ambasadorë nga 22 vende myslimane në një përpjekje për të zbutur situatën.
Shpërblimi
Menjëherë më pas, Al-Qaeda në Irak ofroi një shpërblim prej 100 mijë dollarësh për vrasjen e tij.
Në vitin 2015, Vilks mori pjesë në një debat mbi fjalën e lirë.
Ai tha se ai ishte ndoshta objektivi i sulmit, i cili vrau një regjisor filmi.
Edhe pse ai është më i famshëm për skicën e tij të Muhamedit si qen, Vilks ishte një artist dhe aktivist i cili shpesh punonte me bojë ose krijonte instalacione.
Një nga krijimet e tij ishte një skulpturë e bërë me dru në një rezervat natyror në Suedinë jugore, të cilën ai e ngriti pa leje dhe shkaktoi një betejë të gjatë ligjore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Muzeu finlandez që ruan kulturën e samëve fiton çmimin e ‘Muzeut Evropian të Vitit’
-
Petrit Halilaj, ylli që po shkëlqen në arenën artistike ndërkombëtare, sipas The New York Times
-
Airbnb lançon shtëpitë e reja “Icons”, të ngritura lart në qiell që ofrojnë eksperienca të veçanta
-
Udhët e diellit: Midis botës së artit dhe jetëve njerëzore
Lajmet kryesore
-
REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Manja i përgjigjet Alibeajt: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Trajnuesit ushtarakë perëndimorë mund të shkojnë në Ukrainë, thotë ministri i Lituanisë
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13