Më 30 Janar, është finalizuar operacioni i koduar “Last Time”, nga Drejtoria e Policisë në Durrës.
Ky operacion kishte për qëllim parandalimin dhe goditjen e veprimtarisë kriminale të shpërndarjes së drograve të forta.
“Janë arrestuar në flagrancë dy shtetas. F.S 27 vjeç, shpërndarës dhe posedues i lëndës narkotike. Shtetasi me inicialet A.D, 41 vjeç, banues në Durrës. Ai është dënuar më parë për veprat penale “Vjedhje” dhe “Prodhim dhe shitje e narkotikëve”, thuhet në njoftim.
Sipas deklaratës së policisë këto shtetas ushtronin aktivitet kriminal duke shitur lëndë narkotike në sasi të mëdha dhe doza të vogla.
Nga banesat e të arrestuarve, janë sekuestruar doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi e konsiderueshme parash, të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.
Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Durrës, po vijon bashkëpunimin me Drejtorinë e Policisë. Në këtë mënyrë, do të bëhet identifikimin e personave të tjerë të përfshirë në shitjet e lëndëve narkotike.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla