Jetesë & Stil

“Emmy Awards” 2021 – Mes emocioneve dhe çmimeve


Të dielën e 19 shtatorit u zhvillua ceremonia e 73-të e çmimeve “Emmy Awards 2021”.

Eventi i madh dhe i rëndësishëm u mbajt në Los Angeles dhe u transmetua drejtpërdrejt në CBS dhe “Paramount”.

Yjet nga bota e televizionit rrëmbyen çmime të rëndësishme.

Seriali komedi-dramë, “Ted Lasso” i “Apple Tv+” ishte i nominuar për 13 çmime dhe arriti që të fitonte vetëm katër prej tyre.

Nga ana tjetër, prodhimi i “Netflix”, seriali “The Crown” kishte 11 nominime dhe arriti që të fitonte në 7 prej tyre, duke rezultuar një ndër më të suksesshmit.

“The Queen’ s Gambit”, ishte një ndër tre serialet që fitoi më shumë çmime, ndër të tjera çmimin “Seriali më i mirë televiziv”.

https://www.youtube.com/watch?v=yeaokodQ-80

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore