Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, të hënën e 20 shtatorit, ka shtyrë seancën paraprake të ish-kreut të Gjykatës Kushtetuese, Bashkim Dedja.
Kjo ka ardhur pasi pala mbrojtëse ka kërkuar nga Gjykata që të njihet më tej me aktet e dosjes së hapur për Bashkim Dedjan.
Më 3 gusht Prokuroria e Posaçme (SPAK), pas përfundimit të hetimeve për mosdeklarim dhe fshehje pasurie dërgoi për gjykim dosjen e tij në GJKKO.
Bashkim Dedja, akuzohet për kryerjen e veprës penale, “Refuzimi për deklarimin, mosdeklarimi, fshehja ose deklarimi i rremë i pasurive, interesave privatë të personave të zgjedhur dhe nëpunësve publikë ose i çdo personi tjetër që ka detyrimin ligjor për deklarim”.
Më 28 prill me kërkesë të SPAK-ut, GJKKO-ja sekustroi pasurinë e Dedjas. Këtij të fundit iu sekuestrua një apartament 60 m2 në Golem.
Hetimet për Dedjan nisën që në maj të vitit 2020. Nga hetimet e SPAK rezultoi se ish-kreu i Kushtetueses kishte në pronësi pasuri të paluajtshme të cilat nuk i justifikonte dot.
Procesi i vetting-ut
Në dhjetor të vitit 2018, Dedja nuk e kaloi me sukses fazën e Vetting-ut. Ai u shkarkua nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit me arsyetimin se nuk justifikonte pasurinë e tij he nuk shpjegonte burimin e të ardhurave financiare.
Rrjedhimisht KPA-ja hodhi poshtë vendimin e Komisionit të Pavarur të Kualifikimit për konfirmimin në detyrë të Dedjas.
Ai u konfirmua në detyrë në dhjetor të vitit 2018 nga KPK-ja, megjithëse gjatë hetimeve administrative, u vërejtën një sërë shkeljesh në deklarimin e pasurisë.
Fill pas vendimit, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit e kundërshtoi KPK-në duke këkuar nga Komisioneri Publik që të ankimonte në KPA.
Në korrik 2018 Komisioneri apeloi vendimin në KPA.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Drejtorët e Bashkisë Tiranë mbeten në burg, Apeli ia rrëzon kërkesën për lirim
-
‘Shqipëria përkeqësim në lirinë e shtypit’, Rama: Qeveria e gatshme të marrë të gjitha përgjegjësitë
-
Ministrja gjermane: Rusët janë pas sulmeve kibernetike ‘të pa tolerueshme’ të vitit të kaluar
-
Regresi i Kosovës me 19-të vende në lirinë e medias, Qeveria: S’ishte vit i lehtë, ndikoi Veriu