Kanë përfunduar nëntë ndeshjet e para të të enjtes në Conference League. Gjigandët anglez të Tottenham-it kanë debutuar me barazim në fazën e grupeve.
Në nëntë ndeshje, pesë rezultate ishin në favor të ekipeve mike, tre barazime dhe vetëm një fitore për ekipet pritëse.
Grupi A: u luajt një ndeshje. Finlandezët e HJK humbën përballë austriakëve të LASK-ut me rezultatin 0-2.
Grupi B: u luajt një ndeshje. Flora Talin-it u mund minimalisht nga belgët e KAA Gent-it, me rezultatin 0-1.
Grupi E: u luajt një ndeshje. Slavia Praha fitoi 3-1 përballë Union Berlin-it. Union-i mbeti me 10 lojarë që nga minuta e 39, pas daljes me karton të kuq të Paul Jackel.
Jackel, gjithashtu bëhet lojtari i parë që merr karton të kuq në fazën e grupeve të Conference League.
Grupi F: u luajtën dy ndeshje. PAOK fitoi 0-2 ne fushën e modestëve nga Gjibraltari, Lincoln Red Imps-it. Kobenhavn-i fitoi 3-1 në fushën e Slovan Bratislava-s.
Grupi G: u luajtën dy ndeshje. Vitesse fitoi me rezultatin 2-0 në fushën e Mura-s. Rennes-i dhe Tottenham-i u ndalën në barazim 2-2 në Francë.
Grupi H: u luajtën dy ndeshje dhe të dyja përfunduan në barazim pa gola. Kirat Almaty barazoi me Omonia Nicosia-n dhe Qarabag-u barazoi me Basel-in.
Në mbrëmje, duke filluar nga ora 21:00 do të luhen sfidat: Anorthosis Famagusta – Partizan Beograd, Roma – CSKA Sofia, Jablonec – CFR Cluj dhe Randers – AZ Alkmaar.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Në 6-mujorin e dytë norma e inflacionit mbeti mbi nivelin e synuar të BSH-së
-
Rama nga impianti i Ferrokromit: Sistemi i filtrimit, 2 milionë euro investim
-
Borrelli thotë se Ballkani Perëndimor ka shansin historik për të lidhur të ardhmen me BE-në
-
Askujt s’iu kërkua ndonjëherë përmbushja e kaq shumë parakushteve sikurse Kosovës, thotë Bakoyannis