Lajme

Në Arkivin Shtetëror të Kosovës s’ka asnjë dokument për UÇK-në – Prandaj, për cilat arkiva po flasin Kurti e Bislimi?


Derisa Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, dhe zëvendëskryeministri i parë i tij, Besnik Bislimi, janë pajtuar me Serbinë që të hapin arkivat, nga Agjencia e Arkivave të Kosovës thonë se s’kanë asnjë dokument për UÇK-në.

Në raftet e arkivues ekziston një fond prej 64 pakove, por ato i përkasin ish Trupës Mbrojtëse të Kosovës, jo UCK-së.
Këto dokumente kanë qenë të qasshme për të gjitha institucionet vendore dhe ndërkombëtare.
Albanian Post ka kërkuar sqarime shtesë për këto arkiva që as nuk dihet ku janë dhe as çfarë përmbajnë.
Nga Qeveria kanë mohuar të shpjegojnë më shumë, sesa prononcimi i Kryeministrit për “ekzistimin e arkivës së UÇK-së” dhe se hapja e tyre, është transparencë meqë Kosova “nuk ka çfarë të fshehë”.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore