Koresë së Veriut iu ndalua pjesëmarrja në Lojërat Olimpike Dimërore “Pekin 2022” që do të mbahen në muajin shkurt të vitit të ardhshëm.
Kjo ndalesë për Korenë e Veriut erdhi pasi që ata refuzuan të jenë pjesë e Lojërave Olimpike “Tokyo 2020” të cilat u mbajtën në verën e këtij viti, me arsyetimin se pjesëmarrja atje do të rrezikonte rritjen e infektimeve me COVID-19.
Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, njoftoi vendimin të mërkurën në Lozanë, i cili konfirmoi se Koresë së Veriut është ndaluar nga pjesëmarrja në Olimpiadë deri në fund të vitit 2022, që do të thotë se nuk do të jetë në gjendje të marrë pjesë në Lojërat Dimërore të Pekinit.
IOC Press Release: IOC Executive Board suspends NOC of Democratic People's Republic of Koreahttps://t.co/JWdHqW004S
— IOC MEDIA (@iocmedia) September 8, 2021
Bach madje tha se Komiteti Olimpik i Koresë së Veriut nuk do të marrë asnjë mbështetje financiare gjatë pezullimit, madje do të rishqyrtohet edhe njëherë kohëzgjatja e ndalesës.
Megjithatë, atletët koreano-veriorë mund të marrin pjesë në olimpiadë, por pa simbolet shtetërore të këtij vendi.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
8 orët e ankthit të Erion Veliajt në SPAK
-
Amnistia Penale, PD kërkesë për interpelancë urgjente me ministrin e Drejtësisë
-
Kampet pro-palestineze, Policia arreston qindra studentë të universiteteve amerikane
-
Sela për Taravarin: Nga politika po largohet jo si një politikan në shërbim të kauzës shqiptare, por si shërbyes deri në frymën e fundit të kauzës së Micksoki-t