Opinione / Editoriale

Përgjegjësi e NATO-s të shpëtojë afganët


Edi Rama Edi Rama është Kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013

Principi themelor i themelimit të Aleancës së Atlantikut të Veriut është që një sulm ndaj njërit është sulm të gjithëve. Kështu që, në rast të një sfide humanitare në Afganistan, NATO duhet të ndërhyjë.

Pak faqe kaq të nderuara ka në historinë e Shqipërisë, që e nxjerr shembullin e vetëm të heroizmit si ajo e pritjes së hebrenjve pas Luftës së Dytë botërore.

Askush nuk i kërkoi gjyshërve tanë të riskonin apo sakrifikonin jetët e tyre për të shpëtuar jetët e hebrenjve gjatë holokaustit. Sërish, myslimanë, të krishterë dhe ateistë shqiptarë, e bënë atë.

Falç kodit të nderit të shqiptarëve, i cili kërkon nga të gjithë ne të strehojmë njerëzit në nevojë, Shqipëria ishte i vetmi vend në botë që i strehojë ata.

Menjçherë pas, ne përjetuam persekutimin e dorës së parë. Pasi i mposhtëm armiqtë tanë të jashtëm, gjetëm një armik po aq të egët brenda shtëpisë – një regjim të pamëshirshëm totalitar, i cili burgosi, vrau e torturoi mijëra armiq.

Ne jetuam atë që njerëzit në Afganistan po përjetojnë tani, me konsolidimin e regjimit taleban. Ne jetuam në një vend që mbylli kufijtë dhe persekutoi mijëra familje disidente, ashtu siç pritet që talebanët të bëjnë me kundërshtarët e tyre sot.

Për gati 50 vjet ne aspiruam të kemi lirinë që afganët provuan në 20 vjetët e fundit dhe që tashmë është e ditur se do e humbasin.

Sot, Shqipëria është një anëtare e NATO-s, duke shijuar benefitet, por edhe detyrimet e të qenit në të tillë aleancë. Duke parë historinë tonë, është e vërtetë se ishim vendi i parë në botë që i ofruam afganëve strehim. Të gjithë vendet e NATO-s duhet ta njohin këtë përgjegjësi.

Po, ka disa pyetje shumë të rëndësishme mbi atë çfarë po ndodh në Afganistan dhe pse. Por, ndërkohë që është imperative të kesh diskutime me pikëpamje të ndryshme, për momentin ka veç një gjë që mund të bëhet: Të veprohet së bashku për të shpëtuar sa më shumë jetë të jetë e mundur.

Duhet t’i mbatim vlerat e NATO-s të cilat i ndajmë. Kjo do të thotë të mos i kthesh shpinën miqve, jetët e të cilëve janë në rrezik dhe besojnë tek ne.

Deri pak ditë më parë, anëtarët e NATO-s ishin mbështetja kryesore e afganëve. Nuk mund rrijmë në hije, karshi idealeve tona, principeve dhe premtimit për liri dhe demokraci që kemi bërë në këto dy dekada.

Aleanca ushtarake më e fuqishme në botë, është ngritur për t’i mbajtur ato ideale nën kërcënimin e forcës dhe forcën e shembullit. Nuk mund të bëhemi një entitet pa shtyllë kurrizore në sytë e afganëve dhe miliona njerëzve kudo tjetër, që duan lirinë, drejtësinë, demokracinë në shoqëri.

Të gjithë ne, komunitetet tona, duhet të japin shpresë, strehim dhe një jetë të re për ata që besuan te ne, punuan për ne dhe luftuan me premtimin se e ardhmja do t’i përfaqësonte.

Kur ramë dakord për të strehuar afganët, e bëmë sepses e marrim seriozisht angazhimin tonë me NATO-n dhe ndaj aleatëve tanë. Por, më e rëndësishmja, e bëmë për atë që jemi.

Vetëm 30 vjet më parë, ishim afganët e Adriatikut. U përpoqëm të ikim nga “talebanët e kuq” të Tiranës.

Gjatë luftës së Kosovës i hapëm dyert tona për shqiptarët e Kosovës. Gjysmë milioni i strehuam, në mënyrë që të shpëtonin nga tirania e Millosheviçit. Ne jemi kundër çdo pale tiranike, si kur i ikëm duarve të një regjimi brutal, ashtu edhe kur kërkuam të ndërtonim një jetë të re për refugjatët e vendeve të tjera.

Ato eksperienca na mësuan se nuk është  rreziku që krijon frikë, por frika që krijon rrezik.

Shqipëria nuk është as vend i pasur as i madh. Nuk është i shkëputur nga realiteti kompleks evropian. Përfshi këtu edhe krizën e emigrantëve, e cila perceptohet si barrë.

E dimë se frika nga të huajt i prek sondazhet, zgjedhjet dhe angazhimin e një partie apo politikani për të kërkuar fitoren. I respektojmë të gjithë këto vendime të vështira, me të cilat vendet e tjera duhet të përballen.

Por, kur përballemi me një zgjedhje jetë a vdekje që shqetëson njerëz të cilët jemi të nderuar të ndihmojmë, shtegu ynë është i qartë.

Të dështosh në veprimin tani do të thotë ti kthesh shpinën historisë sonë dhe të mos harrojmë çfarë kemi mësuar nga tragjeditë e mëparshme. Do të ishte neglizhencë ndaj kujtimeve të shumë ushtarëve të rënë dhe të fshirjes së sakrificave të panumërta në 20 vjet, në sheshbetejë, ndërsa talebanët dhe keqdashja e tyre, i kujton njerëzimit, se e keqja kurrë nuk vdes.


Lajmet kryesore