Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar tre humbje jete nga coronavirus-i në Shqipëri, dhe kanë rezultuar pozitivë 888 persona.
Gjatë javëve të fundit është parë një rritje serioze e rasteve të reja.
Në Spitalin Infektiv po marrin trajtim spitalor të specializuar 91 pacientë.
Në 24 orët e fundit janë shëruar 274 pacientë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 132 mijë e 86 që nga fillimi i epidemisë.
Që nga fillimi i pandemisë në Shqipëri, kanë humbur jetën 2 mijë e 486 qytetarë. Janë kryer 1 milionë e 19 mijë e 885 testime totale dhe 7 mijë e 725 testime ditore.
Aktualisht janë 7 mijë e 681 raste aktive me COVID-19 në të gjithë vendin.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u ka bёrё apel qytetarëve për t’u vaksinuar, me qendrat shëndetësore dhe pikat e vaksinimit që po ofrojnë shërbimin kudo në vend.
Apeli i MSHMS-së erdhi pas identifikimit të variantit Delta dhe në Shqipëri, i cili sipas ekspertëve është më ngjitës dhe më lehtë i transmetueshëm.
Fushata e vaksinimit
Që prej datës 1 gusht fushata e vaksinimit masiv u vendos tё qëndrojë e hapur dhe për një muaj.
Kjo nismë i parapriu asaj tё datës 19-25 korrik, nё tё cilën u vendos një javë e hapur e vaksinimit masiv për çdo qytetar +18 vjeç.
E gjitha kjo ka ardhur në kuadër të fushatës “Shqipëria Buzëqesh”.
Deri më tani, Shqipëria ka vaksinuar mbi 1.4 milionë qytetarë.
Po ashtu, 600 mijë të tjerë kanë kryer të dyja dozat e vaksinës anti-COVID.
Aktualisht, Shqipëria administron mbi 1 milionë e 845 mijë vaksina. Vaksinat e përdorura janë: Pfizer, AstraZeneca, Sputnik V dhe Sinovac.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla