Shumica e vendeve të varfëra nuk do të arrijnë imunizimin masiv ndaj Covid-19, të paktën deri në vitin 2024. Kjo vjen sipas një parashikimi nga organizata “Economist Intelligence Unit” (EIU), e cila ka hartuar një botë të ndarë në dy pjesë gjatë viteve të ardhshme.
Sipas saj një pjesë e vendeve të zhvilluara do të jenë të vaksinuara plotësisht. Pjesa tjetër do të garojnë për të arritur vaksinimin.
Vende të tilla si: Britania e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës (SHBA), Izraeli dhe ato në Bashkimin Evropian mund ta arrijnë mbulimin e gjerë të vaksinimit deri në fund të vitit 2021, sipas parashikimeve nga (EIU). Ata do të ndiqen nga një pjesë e vendeve të tjera të zhvilluara deri në mesin e vitit 2022.
Ndërsa vendet me të ardhura të mesme parashikohet ta arijnë vaksinimin deri në fund të vitit 2022. 84 vende që përbëjnë vendet më të varfëra në botë nuk do të marrin doza të mjaftueshme për të imunizuar sa duhet popullsinë e tyre, të paktën një vit tjetër. Kjo vjen sipas një deklarate të Agathe Demarais, Drejtoreshës Globale të Parashikimit./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA