Lajme

Zvicër: 6.7% e popullsisë nën 15 vjeç flet shqip


Rezultatet e publikuar nga Zyra Federale e Statistikave (FSO), tregojnë se 6.7% e popullsisë  së Zvicrës, nën 15 vjeç flet shqip.

Që nga viti 1990, shqiptarët në Zvicër janë  një ndër grupet më të mëdha të emigrantëve në vend. Ato janë kryesisht të ardhur nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut, ndërsa një numër i vogël nga Shqipëria. Aktualisht, Zvicra është kthyer në një nga qendrat më të rëndësishme të diasporës shqiptare.

Katër gjuhët zyrtare në Zvicër janë gjuha gjermane, gjuha frënge, gjuha italiane dhe ajo romansh.

Të gjitha, përveç asaj romansh (romanche), ruajnë një status të barabartë si gjuhë zyrtare në nivel kombëtar brenda Administratës Federale të Konfederatës Zvicerane. Në disa situata, latinishtja përdoret, veçanërisht si një gjuhë e vetme për të treguar vendin.

Sipas studimit, 52.8% e popullsisë flet gjuhët zyrtare, ndërsa pjesa e mbetur ndahet ndërmjet shqipes dhe anglishtes.

Ky studim, ka filluar që në vitin 2019 por është publikuar ketë vit.

Statusi i migrimit në përdorimin e gjuhëve

Sipas autoriteteve zvicerane, statusi i migrimit luan një rol të rëndësishëm në praktimin e gjuhëve. Sipas saj, më shumë se gjysma e popullsisë flet tre gjuhë.

Në Zvicrën frankofone, emigrantët priren të përshtaten me gjuhën lokale. Njerëzit që flasin spanjisht, portugalisht ose italisht emigrojnë në Zvicrën frankofone, dhe priren të mësojnë shpejt frëngjishten.

Të huajt,  integrohen më shpejt në Zvicrën frankofone, sesa në Zvicrën gjerman-folëse.

Trendet e emigracionit janë të ndryshme në pjesën gjerman-folëse. Njerëzit që emigrojnë nga Kosova ose Turqia kanë më shumë probleme për të mësuar gjermanishten, krahasuar me spanjollët.

Kualifikimet akademike kanë ndikuar në përdorimin dhe mësimin e gjuhëve.

Sekretariati Shtetëror për Emigracion (SEM), ka raportuar se më shumë se gjysma e emigrantëve që punojnë në Zvicër, kanë një diplomë shkollimi.  Treguesit e shqyrtuar tregojnë se migrimi në Zvicër bëhet kryesisht për qëllime profesionale./AlbanianPost.com

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore