Kombet e Bashkuara kanë dënuar praktikën e martesës së fëmijëve në Zimbabve pas vdekjes së një vajze 14-vjeçare, e cila lindi në një faltore të kishës.
Ky incident shkaktoi zemërim në mesin e qytetarëve dhe aktivistëve të të drejtave.
Agjencia e lajmeve, “The Guardian”, tregon se rasti ka nxjerrë në pah praktikën e martesës së fëmijëve brenda kishave apostolike në Zimbabve, të cilat lejojnë edhe poligaminë.
Nga ana tjetër, qeveria tradicionalisht i ka mbyllur sytë për këtë fenomen.
Zimbabve posedon dy grupe ligjesh martesore, Aktin e Martesës dhe Aktin e Martesave Zakonore. Mirëpo, asnjë nga ligjet nuk jep një moshë minimale për pëlqimin e martesës, kurse e drejta zakonore e lejon poligaminë.
Një projektligj i ri që po debatohet në parlament kërkon të sinkronizojë ligjet, të ndalojë martesën e kujtdo nën moshën 18 vjeç dhe të ndëshkojë këdo që është i përfshirë në martesën e një të mituri.
Përmes një deklarate, OKB-ja në Zimbabve ka thënë se “vëren me shqetësim të thellë dhe dënon fuqishëm” rrethanat që çuan në vdekjen e Memory Machaya, vajzës 14-vjeçare nga zona rurale e Marange në lindje të vendit.
“Mjerisht, raportet shqetësuese të dhunimit seksual të vajzave të mitura, përfshirë martesat e detyruara të fëmijëve, vazhdojnë të dalin në pah dhe në të vërtetë ky është një rast tjetër i trishtuar”, është shprehur OKB-ja.
“The Guardian” tregon edhe se një në tre vajza atje, ka të ngjarë të martohet para se të mbushë moshën 18 vjeç.
Lidhur me ngjarjen e trishtë të vajzë, policia ka bërë me dije se po heton rrethanat që çuan në vdekjen dhe varrosjen e saj.
Kurse mediat lokale kanë raportuar se vajza ndërroi jetë muajin e kaluar, por rasti doli në dritë vetëm gjatë javës së kaluar pasi të afërmit e zemëruar, të cilëve iu ndalua nga sigurimi i kishës të mos merrnin pjesë në varrimin e saj, treguan historinë e tyre në shtypin shtetëror.
Këto kisha apostolike, të cilat i shmangin spitalet, tërheqin miliona ndjekës me premtimet e tyre për të shëruar sëmundjet dhe për të shpëtuar njerëzit nga varfëria.
Vendasin shprehën zemërim edhe në mediat sociale.
“Ajo që shihni sot, pra një vajzë e re e detyruar të martohet, të mbetet shtatzënë dhe të vdesë, nuk është një devijim! Është pjesë e së njëjtës vazhdimësi. Femrat nuk shihen si plotësisht njerëzore, me të drejta individuale, zgjedhje, të drejta për të kontrolluar trupin e tyre”, ka shkruar në Twitter Everjoice Win, një aktiviste feministe.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Prokurorët gjermanë njoftojnë sekuestrimin më të madh të kokainës në histori
-
Sllovakia shtang Belgjikën, pasi kësaj të fundit i anulohen dy gola
-
Kurti: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet – LVV-ja do ta fitojë kampionatin edhe kupën
-
Hysaj kërkon ndjesë pas ‘gafës’ me Italinë, kërkon mirëkuptim dhe përqendrim për ndeshjet e ardhshme
Lajmet kryesore
-
Basha përjashton çdo mundësi bashkëpunimi me Berishën
-
Hysaj kërkon ndjesë pas ‘gafës’ me Italinë, kërkon mirëkuptim dhe përqendrim për ndeshjet e ardhshme
-
‘Shota’ prezantohet në Paris – Makina e parë ushtarake shqiptare, pjesë e panairit EUROSATORY
-
Kurti: Opozita s’mund t’i shtyjë pafundësisht zgjedhjet – LVV-ja do ta fitojë kampionatin edhe kupën