Policia indoneziane ka akuzuar 28-vjeçaren DJ, Dinar Candy, pasi ka shkelur masat anti-COVID dhe ligjin anti-pornografik.
E veshur me bikini të kuqë dhe maskë, ajo ka dalë në rrugë, duke protestuar për masat e kufizimeve, ndërsa mban në dorë një tabelë.
Ajo shkruante se ndihej e stresuar nga kufizimet e Covid-19 dhe mundësisë për të lëvizur lirshëm në Indonezi.
Imazhet e Candy-t janë shpërndarë në të gjitha mediat sociale.
“Veprimet e saj nuk i morën parasysh normat kulturore dhe fetare, pasi u shfaq zhveshur në rrugë”, tha Azis Andriansyah, shefi i policisë.
Avokati i Dinar Candy, Acong Latief, tha për “Reuters” se veprimet e saj mund të jenë ndikuar nga stresi.
Indonezia është një vend me shumicën e popullsisë myslimane. Vitet e fundit ka pësuar rritje të konservatorizmit nga grupet fetare që kërkojnë rol më të madh për islamin në politikë dhe shoqëri.
Ligji i pornografisë mbart një dënim maksimal prej 10 vjetësh burg ose një gjobë prej 5 miliardë rupiah (350 mijë dollarë).
Indonezia, që nga korriku, po lufton me një valë të dytë të coronavirus-it, për shkak të variantit Delta.
Si pasojë e kësaj, presidenti i Indonezisë, Joko Widodo, ka marrë masa për distancim shoqëror.
Vendi i Azisë juglindore raportoi për mbi 100 mijë vdekje të mërkurën e pesë gushtit.
Marrë nga Reuters, përshtatur për Albanian Post
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Kurti u bën thirrje shteteve anëtare të BE-së ta dëgjojnë Borrellin
-
Skandali te Onkologjiku, Koçiu: Ngjarje e paprecedentë, personat e përfshirë do të dënohen sipas ligjit
-
Antonio Costa do të drejtojë Këshillin Evropian, bien dakord liderët e BE-së
-
“Hajnat në burg”, thotë Krasniqi pas nisjes së hetimeve nga Prokuroria Speciale për ambalazhuesit e ujit