Sipas mediave britanike, ish-trajneri i PSG-së, Thomas Tuchel-i, do të jetë trajneri më i ri i Chelsea-t, pas largimit të Frank Lampard-it. Tuchel-i u shkarkua nga detyra e trajnerit të PSG-së gati një muaj më parë. Më herët tekniku gjerman ka trajnuar ekipet e Augsburg-ut, Mainz-it dhe Borussia Dortmund-it.
Me parizienët Tuchel-i kishte mesatare të lartë pikësh për ndeshje. Në 127 ndeshje të udhëhequr nga 47-vjeçari, parizienët, grumbulluan mesatarisht 2.35 pikë për ndeshje.
Në karrierën si trajner, Tuchel-i ka fituar një Kupë të Gjermanisë, dy herë Ligën e Parë Franceze, një Kupë të Francës, një Kupë Lige të Francës dhe një Superkupë të Francës.
Me teknikun gjerman në krye, PSG-ja arriti deri në finalen e Ligës së Kampionëve, në sezonin e shkuar. Ndeshje e humbur përballë Bayern Munich-ut, minimalisht 0-1.
Profili i teknikut gjerman duket se e ka bindur dhe presidentin e Chelsea-s, Roman Abramovich-in, për të dhënë aprovimin e tij./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
“Jam i gëzuar që do bashkëpunoj me një profesor si Mickoski – kemi program fantastik me VMRO-në”, Arben Taravari intervistë për Albanian Post
-
Strategji kombëtare kundër emigracionit, Balla: Synojmë të frenojmë kërkesat për azil
-
Në ujërat greke, aty ku vendet evropiane mësojnë të luftojnë pa ndihmën amerikane
-
Bardhi: Keni refuzuar çdo kërkesë të PD për interpelancë me Ramën, Çuçi: S’ka asgjë urgjente