Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Anila Denaj përmes një postimi në mediat sociale, të enjten e 5 gushtit tha se 51 për qind e të punësuarve me arsim profesional hyjnë në punë që vitin e parë, pas përfundimit të edukimit.
Duke përmendur një nga shkollat e mesme publike profesionale, ministrja tregon se është zgjedhja e duhur për një të ardhme të qëndrueshme.
Sipas saj, shkolla “Kristo Isak” në Durrës, e ndërtuar me mbështetjen e qeverisë zvicerane, Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencisë Kombëtare të Punësimit dhe Aftësive ofron një mori profilesh dhe është rruga më e sigurt për një punësim të menjëhershëm.
“Shkolla ofron mësimdhënie me metoda bashkëkohore në një godinë të sapondërtuar dhe praktikë profesionale pranë bizneseve më të suksesshme”.
🧑🏻🏫Arsimi Profesional, aftësim dhe punësim për t’u integruar
👷👨🔧51% e të punësuarëve me arsim profesional hyjnë në punë që vitin e parë,pas përfundimit të edukimit.
📚Shkolla e mesme publike profesionale”Kristo Isak” Berat është zgjedhja juaj për një të ardhme të qëndrueshme. pic.twitter.com/1atyDv3jTP
— Anila Denaj (@AnilaDenaj) August 5, 2021
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla