Ministria e Financave dhe Ekonomisë (MFE) ka vendosur të shtyjë afatin për garancinë sovrane deri më 30 qershor të vitit 2021, duke i dhënë mundësinë për përfitim të gjitha bizneseve që u goditën nga pandemia e Covid-19.
MFE-ja miratoi kërkesën e Shoqatës Shqiptare të Bankave (SHSHB), me qëllim zgjatjen e afatit të kësaj skeme kredidhënieje, në kushtet kur ka ende subjekte të interesuara për të përfituar.
Shtyrja e afatit për aplikime deri në mesin e vitit 2021 do të mundësojë përfitimin nga një masë më e madhe biznesesh, aktiviteti, i të cilave është goditur nga pandemia.
Sipas SHSHB-së, deri në fund te muajit dhjetor 2020-të, sipas skemës së kësaj garancie, kanë përfituar 308 biznese. Ata kanë qenë kryesisht në sektorin e tregtisë, shërbimit apo prodhimit dhe kanë marrë kredi në total rreth 8.95 miliardë lekë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla