Policia e Kosovës e ka publikuar raportin e 24 orëve të fundit, ku shihet se për këtë periudhë në Kosovë janë arrestuar 37 persona, ndërsa 20 persona janë ndalur në mbajtje për 48 orë.
Bazuar në raportin policor, në Kosovë gjithashtu janë shkaktuar 20 aksidente trafiku të përfunduar me lëndime, ndërsa aksidente trafiku me fatalitet nuk ka pasur.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka vënë gjithsejtë 1 mijë e 760 tiketa të trafikut, si dhe dy tiketa për mos respektimin e masave anti-COVID-19.
Policia e Kosovës në raport ka bërë të ditur se është arrestuar edhe një mashkull kosovar, pasi që i njëjti dyshohet për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe falsifikim të dokumenteve në Vitomiricë të Pejës.
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë ka njoftuar se i dyshuari ju ka mundësuar në mënyrë të kundërligjshme dy të dyshuarve të tjerë që të pajisen me dokumente të Republikës së Kosovës.
I dyshuari pas intervistimit nga policia me rekomandim të prokurorit të rastit është liruar dhe rasti do të procedohet në procedurë të rregullt.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Me mbi 75% e votave të numëruara “Fronti Evropian” ka 20 mijë vota më shumë se “VLEN”
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
Kasami: Nga nesër mund të shpallim koalicionin e ndryshimit me VMRO-DPMNE