Ministrja për Evropën dhe Punët e Jashtme, Olta Xhaçka, ka zhvillur, të enjten, një mbledhje virtuale me drejtuesit e misioneve të vendeve të Bashkimit Evropian (BE) në Shqipëri.
Sipas njoftimit zyrtar, Xhaçka dhe ambasadorët shkëmbyen pikëpamjet e tyre lidhur me integrimin e Shqipërisë në BE. Ku, ministrja e cilësoi 2021-shin, si një vit vendimtar për Shqipërinë.
Ministrja, në postimin e saj në median sociale Facebook, shprehu mirënjohjen për ambasadorin e BE-së në Shqipëri, Luigji Soreca. Lidhur me punën e tij të mirë dhe për organizimin e mbledhjes.
Xhaçka, deklaroi se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është në BE. Sipas saj, Shqipëria i ka plotësuar të gjitha kushtet e vendosura nga BE-ja.
Ministrja Xhaçka, theksoi, bashkëpunimin e ngushtë me përfaqësuesit e BE-së në Shqipëri për të vendosur sa më parë mbi kornizën negociuese dhe Konferencën e parë Ndërqeveritare Shqipëri-BE.
Olta Xhaçka, e mori postin e ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme, më 6 janar 2021.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla