Shqipëria

Rama kujton 26-vjetorin e masakrës së Srebrenicës: 11 korriku, gjenocid


Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me anë të një fotoje të publikuar në median e tij sociale Facebook, ka përkujtuar 26-vjetori i masakrës së Srebrenicës.

“11 korrik, 26 vjet nga genocidi i Srebrenicës”, ka shkruar Rama.

Kryeministri në postimin e tij ka zgjedhur të postojë një foto homazh në nder të kësaj dite.

Çdo vit më 11 korrik, eshtrat e atyre që identifikohen gjatë vitit të fundit varrosen në këtë qendër.

Në korrik 1995-ës, forcat nga Republika Srpska e shkëputur nga Bosnja dhe aleatët paraushtarakë vranë më shumë se 8 mijë burra dhe djem kryesisht myslimanë në qytetin e Srebrenica.

Gjykata Penale Ndërkombëtare për ish Jugosllavinë (ICTY) kaloi vite duke hetuar masakrën.

ICTY zbuloi se forcat serbe të Bosnjës filluan planifikimin e gjenocidit gjatë fazës përfundimtare të Luftës tre-vjeçare të Bosnjës, në Mars 1995.

Objektivi i forcave serbe të Bosnjës ishte kapja e Srebrenicës, e cila ishte shpallur pjesë e një zone të sigurt të OKB-së në 1993.

Kur sulmuesit pushtuan Srebrenicën më 11 korrik dhe morën paqeruajtësit peng, rreth 25 mijë boshnjakë u larguan në periferi të qytetit.

Një ditë më vonë, sulmuesit filluan t’i sulmojnë, përdhunojnë dhe t’i vrasin ata.

Më 12 dhe 13 korrik, vajza, gra dhe refugjatë të moshuar u ngarkuan në autobusë dhe u drejtuan për në rajonet nën kontrollin e boshnjakëve.

Pasi vranë më shumë se 8 mijë njerëz nga 13 deri më 17 korrik, sulmuesit hodhën trupat e tyre në varre masive.

Pas masakrës, ushtarët serbë të Bosnjës rihapën varret masive me makineri të rënda dhe zhvendosën mbetjet njerëzore në varret dytësore dhe terciare.

Qëllimi i tyre ishte të fshihnin krimet e tyre. Patologëve iu është dashur të marrin dhe copëtojnë mbetjet njerëzore nga zona të ndryshme.

Dënimi i Radko Mladiç

Të mbijetuarit e masakrës së Srebrenicës u mblodhën në qytetin fatkeq boshnjak për të parë vendimin që u dha për ish-komandantit serb Radko Mladic, mbi akuzat për krime lufte.

Deri sot, ekspertët kanë identifikuar 6 mijë viktima të masakrës. Pjesa e mbetur pritet të identifikohen, në mënyrë që të varrosen në varrezat memorialë të Srebrenicës.

Mlladiç, është dënuar me burgim të përjetshëm nga Tribunali i Hagës për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit kundër popullatës jo serbe në luftën e Bosnjës.

Ai ka humbur apelin e bërë kundër dënimit të vitit 2017 për gjenocid dhe krime kundër njerëzimit.

Gjykata ka mbajtur vendimin me burgim të përjetshëm për rolin e tij në vrasjen e rreth tetë mijë burrave dhe djemve boshnjakë në Srebrenicë në vitin 1995.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com

Lajmet kryesore