Janë zbadhur detajet e marrëveshjes të shtetit shqiptar me kompaninë amerikano-gjermane për sigurimin e 500 mijë dozave të vaksinës Pfizer-Biontech.
Ato lidhen me kostot dhe sasitë e vaksinave që do të mbërrijnë në Shqipëri brenda këtij viti.
Janë 499 mijë e 590 vaksina që Shqipëria do të marrë nga Pfizer.
Sipas marrëveshjes, për gjysmën e dozave që korrespondon me 249 mijë e 795 doza vaksinash, Shqipëria do të bëjë parapagesën me rreth 3 milionë dollarë brenda një muaji. Në një moment të dytë do të caktohet çmimi për pjesën tjetër.
Një dozë e vaksinës për Shqipërinë ka kushtuar 12 dollarë.
Brenda kontratës tregohet edhe plani i mbërritjes së vaksinave. Deri në muajin shkurt parashikohet që të vijnë 41 mijë vaksina, ku 10 mijë e 530 doza të vijnë deri në janar ndërsa 30 mijë e 420 doza në shkurt.
458 mijë e 640 dozat e tjera të vaksinave do të ndahen në dy faza, por të pacaktuar kohën se kur do të vijnë në Shqipëri.
/AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
BE thotë se nevojiten më shumë burime për të luftuar dezinformimin rus – Ballkani i prekur
-
Shifra rekord për numrin e fluturimeve dhe të pasagjerëve, tregon INSTAT
-
Firmat kineze kalojnë ‘nëntokë’ në pagesat e Rusisë ndërsa bankat tërhiqen
-
Regjistrimi i serbëve në Veri do të shfaqte manipulimet me listat zgjedhore – “hezitimi, rezultat i institucioneve të Kosovës”