Ministria e Financave në Greqi deklaroi se pandemia është bërë shkak për një anomali në financat publike.
21.7 miliardë euro janë përdorur nga buxheti i shtetit për menaxhimin e COVID-19. Planet fillestare ishin për të shfrytëzuar një suficit buxhetor fillestar prej 3.5 miliardë eurosh. Për të menaxhuar situatën u shfrytëzua një deficit, prej 18.2 miliardë eurosh.
Të ardhurat nga taksat ishin nën pritshmëritë, përkatësisht rreth 9 miliardë euro. Të ardhurat e parashikuara në buxhetin e shtetit ishin në 43.2 miliardë euro në vend të 52.2 miliardë eurove.
Shpenzimet tejkaluan 57.2 miliardë euro e planifikuara duke i marrë buxhetit të shtetit dhe me 13.5 miliardë euro. Në total shpenzimet arritën vlerën e arritur 70.8 miliardë eurove, përfshirë 5.5 miliardë euro nga program i huave të lira shtetërore dhe 2.7 miliardë euro për kompensimet e veçanta.
Zyrtarët e lartë të ekonomisë janë të kënaqur. Tabloja e parashikuar në lidhje me vlerësimet e buxhetit të 2021 është hartuar në muajin nëntor. Parashikohet një deficit primar prej 19.6 miliardë euro./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Rishfaqet qyteti shekullor teksa diga e Filipineve thahet gjatë valës së të nxehtit
-
Të ardhurat e Apple bien më pak nga sa pritej, pavarësisht fillimit të vështirë të vitit
-
14 ditët e fundit të regjistrimit të popullsisë – 1 milionë qytetarë u regjistruan
-
Ekspertët të shqetësuar për variantin e ri KP.2 të COVID në SHBA