Presidenti i Meksikës, Andres Manuel Lopez Obrador, ka kërkuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës të bëjnë reforma migracioni në politikën e saj.
Kjo kërkesë vjen pasi mijëra emigrantë ishin bllokuar nga policia në Guatemala.
Obrador u shpreh se ai shpreson tek presidenti i zgjedhur, Joe Biden, “që do të dakordësohet me Meksikën dhe vendet e tjera për këtë çështje”.
Rreth shtatë mijë migrantë, më së shumti nga Honduras-i, kanë hyrë në Guatemala.
Ata shpresojnë të arrijnë kufirin e SHBA-së.
Çdo vit dhjetëra mijëra migrantë të Amerikës Qendrore përpiqen të arrijnë në SHBA, shpesh në këmbë , në grupe të njohura si karvanë.
Ata janë shprehur se dhuna, varfëria, persekutimet janë faktorët që kanë ndikuar në largimin e tyre. Kushtet janë përkeqësuar pas dy uraganave që goditën Amerikën qendrore në nëntor.
Të hënën, Obrador ka nxitur SHBA-në të reformojë politikat e saj mbi migracionin.
Ai tha se “ka ardhur koha që angazhimi për reformën e imigracionit të përmbushet dhe kjo është ajo që ne shpresojmë”.
“Në fushatën e tij, Joe Biden, u ofrua që do të finalizojë këtë reformë”.
Ai tha se “qeveria do të përpiqet të largojë migrantët nga kalimi në Meksikë. Ai shtoi se të drejtat e migrantëve duhet të respektohen”.
Forcat e sigurisë, kanë thyer karvanin me rreth katër mijë emigrantë, kryesisht nga Honduras-i.
Oficerët kanë përdorur shkopinjtë e gomës, për të shpërndarë migrantët.
Pas shpërndarjes tyre, disa prej tyre hodhën gurë në drejtim të policisë.
Përleshjet shpërthyen të dielën ndërsa disa nga migrantët u përpoqën të kalonin me vija të policisë.
Presidenti, Donald Trump, ka marrë një qëndrim të ashpër kundër imigracionit të paligjshëm, veçanërisht përgjatë kufirit jugor të SHBA me Meksikën
Joe Biden ka premtuar t’i japë fund politikave të rrepta të imigracionit. Një zyrtar i lartë i ekipit të Biden-it, për NBC News tha se “situata në kufi nuk do të transformohet brenda natës”.
Ai nuk informoi se si do të jetë qasja e qeverisë së re ndaj situatës. /AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Cameron thotë se Britania e Madhe nuk do të ndjekë SHBA-të në ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael
-
Disney dhe Warner do të bashkojnë shërbimet e transmetimit
-
Scholz do të jetë në krye edhe nëse SPD paraqitet dobët në Evropë
-
Ibrahim al-Organi, “legjenda e Sinait” që përfiton nga mjerimi i palestinezëve
Lajmet kryesore
-
Krejt çka ndodhi në zgjedhjet në Maqedoni të Veriut, fituesit dhe humbësit
-
Asnjë subjekt i posaçëm i SPAK nuk ka përfituar nga Amnistia, garanton Bardhi
-
Cameron thotë se Britania e Madhe nuk do të ndjekë SHBA-të në ndalimin e shitjeve të armëve në Izrael
-
Kosova nën sanksionet e BE-së shënon Ditën e Evropës pa progres drejt integrimeve