Jack Wilshire-i do të jetë futbollisti më i ri i Bournemouth-it. Ish-ylli i Arsenal-it pas mbarimit të kontratës me West Ham-in ishte një lojtar i lirë në tregun e transferimeve.
I cilësuar si një nga talentet më me prespektivë anglezë në rinin e herëshme, mesfushori nuk e arriti shkëlqimin e pritur. Dëmtimet e shumta dhe të njëpasnjëshme ndikuan në karrierën e Wilshire-it.
Wilshire-i ka nënshkruar kontratë deri në fundin e sezonit aktual. Për lojtarin kjo është hera e dytë që vesh fanellën e Bournemouth-it, pasi në sezonin 2016/17 ka qenë i huazuar në këtë ekip.
Bournemouth-i ka afruar 29-vjeçarin, për të forcuar repartin e mesfushës, me eksperiencën që lojtari ka. Aktualisht skuadra luan në Championship-in anglez dhe renditet në vendin e tretë./ AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Numërohen afër 95% e votave: “Fronti Evropian” ka 18 deputetë, “VLEN” 13
-
Rama ‘habitet’ me opozitën greke dhe kupton perspektivën e Mitsotakisit për vizitën e tij në Athinë
-
Ahmeti: Jemi fitues me mbi 30 mijë vota, qytetarët janë për anëtarësim në BE
-
O’Brien, Escobar e Lajçak “diskutim të rëndësishëm” mbi strategjinë për të çuar përpara Kosovën e Serbinë në dialog