Periudha e karantinës sfidoi shumë njerëz. Shumë nga njerëzit u detyruan të bënin diçka krejt ndryshe nga ajo që bënin në rutinën e tyre të përditshme.
Thuajse të gjithë visheshin me rroba të rehatshme. Por aktorja e njohur Keira Knightley duket që nuk ka pasur të njëjtën qasje.
Ajo gjatë gjithë ditëve të pandemisë ka veshur Channel çdo ditë.
Teksa kujtonte se si familja e saj argëtohej gjatë ditëve të para të karantinimit në Londër, aktorja u shpreh :”Ne kemi një trampolinë në kopshtin tonë dhe vumë rregulla të reja sa i përket veshjeve. Aty lejoheshin vetëm fustanet. Unë bëja make up çdo ditë, dhe kisha vetëm veshje channel në dollapin tim.”
Rikujtojmë, se Knightley ka dy vajza, Edie 6-vjeçe dhe Delilah 1-vjeçe me ish-rokerin James Righton.
Ylli i “Piratët e Karaibeve” ka një marrëdhënie të gjatë me “Chanel” dhe i ka veshur rrobat e markës në tapetin e kuq përgjatë viteve, madje edhe në dasmën e saj në vitin 2013 me Righton.
Aktorja rolin e saj të parë e pati në 1994, në dramën “A village affair”. Që pas këtij viti suksesi i saj s ka pasur të ndalur. Më 1999 ajo luajti filmin e George Lucas, “ Star Wars Episode”.
Për rolin e saj në “Pride and Prejudice” ajo është nominuar për Oskar dhe Golden Globe në kategorinë aktorja më mirë kryesore.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Një burrë arrestohet në shtëpinë e Drake, pas të shtënave nga makina
-
Cardi B sqaron pse ajo iu referua stilistit të veshjes së saj në Met Gala si “aziatik” në vend të emrit të tij
-
Kate Middleton, pozitive dhe optimiste mes trajtimit të kancerit
-
Zyrtarizohet divorci mes Princit Leka dhe Elia Zaharias
Lajmet kryesore
-
REL: Kosova s’është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së
-
Manja i përgjigjet Alibeajt: 8 të dënuar nga GJKKO-ja përfituan nga Amnistia, nuk janë simbol i korrupsionit
-
Trajnuesit ushtarakë perëndimorë mund të shkojnë në Ukrainë, thotë ministri i Lituanisë
-
Siljanovska Presidente e re e RMV-së, VMRO merr 58 deputetë, “Fronti Evropian” 19, LSDM 18, “VLEN 13