Lulzim Basha ka vizituar Durrësin në kuadër të fushatës zgjedhore për t’u rizgjedhur kryetar i Partisë Demokratike.
Ai kërkon fitore në zgjedhjet brenda partisë, por në Durrës më shumë ka folur për zgjedhjet nacionale që i ka humbur.
I ka quajtur “masakër zgjedhore”, të cilat “demokratët e qarkut të Durrësit nuk i pranojnë”.
“Nuk e pranojnë rënien e demokracisë”, ka shtuar ai, në një status në llogarinë e tij në Facebook, shoqëruar edhe me foto nga ngjarja.
“Ne jemi të bashkuar dhe gati për ta çuar deri në fund misionin që kemi marrë mbi supet tona”. Ne do mbrojmë demokracinë dhe do sjellim një të ardhme më të mirë për Shqipërinë dhe shqiptarët”.
Ndryshe nga Basha, rivali i tij për postin e të parit të në PD, Agron Shehaj, ishte në Mirditë.
Ai ka dëgjuar qytetarët dhe pakënaqësitë e tyre me “mënyrën se si Lulzim Basha ka performuar deri më tani”.
Agron Shehaj është pajtuar me ta. Ka konstatuar se “PD nuk mund të vijojë më si deri më tani”.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Si u zbulua rrjeti ndërkombëtar i mashtrimi përmes call center, ku përfshihet dhe Shqipëria
-
Aksident tragjik në Durrës – Vritet në vendngjarje çiklisti, shoferi arratiset
-
EURO U-19/ Shqipëria njeh kundërshtarët në raundin kualifikues
-
Policia e Shtetit duhet të rrisë rezultatet dhe besimin e publikut, thotë Balla