Ferrari, markë italiane e automjeteve sportive, ka bërë të njohur për publikun modelin premium Tailor Made Ferrari 812 Superfast.
Ferari e përshkruan modelin e ri si “martesë e përsosur e elegancës dhe adrenalinës së pastër”.
Pjesa e brendshme e makinës luksoze, me vendosjen e GT-së, ka shtuar akoma dhe më shumë rehatinë, sipas CarBuzz, faqe dedikuar automjetev.
“Ky version i Tailor Made mburret me lëkurën Heritage Ghianda me ndërfutje të lëkurës Kvadrat Umami”, dallon CarBuzz.
Për sa i përket pjesës së jashtme, ngjyra e bojës e zgjedhur për Tailor Made 812 Superfast është Verde Pino e shoqëruar me vijëzime të dizajnit në ngjyrë të artë. Kjo përzgjedhje shërben si një rifreskim i ngjyrës klasike të kuqe të Ferrari-t.
Motori i Tailor Made 812 është 6.5 litërsh V12 me aspirim natyror dhe arrin 789 kuaj fuqi me 62 milje në orë./AlbanianPost.com
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Ali Ahmeti ‘Qytetar Nderi’ i Tiranës, Rama: Është ndër shqiptarët më të mirë të historisë kombëtare
-
‘Kuvendi shkeli ligjin për votën e Diasporës’, Alibeaj: Çështja duhet të shkojë në SPAK
-
Versioni i Trump: Sërish dhunë nëse nuk fitoj? Varet
-
Sulmet e Metës dhe paraqitja e Veliajt në SPAK, Gonzato: Nuk komentojmë hetimet, por e mbështesim prokurorinë