Jetesë & Stil

Një lajm i mirë për të gjithë fansat e ‘VENOM’


“Venom 2”, aka “Venom: Let There Be Carnage”, nuk ka qenë imun ndaj vonesave të datës së lëshimit që kanë ndikuar në vazhdimin e çdo projekti si pasojë e pandemisë dhe jo vetëm.

Sidoqoftë, mos e humbni besimin, pasi duket se ne do të marrim përsëri rikthimin e anti-heroit të Tom Hardy këtë vit – do të jetë vetëm pak më vonë sesa ishte planifikuar fillimisht, pasi “Sony” ka vonuar vazhdimin nga vera në vjeshtë.

Ndërsa reagimi ndaj filmit të parë ishte më pak se yjor, fansat janë ende të ngazëllyer për vazhdimin – veçanërisht tani që është publikuar dhe traileri.

Ja se çfarë dimë deri më tani për “Venom: Let There Be Carnage”

Para se të nisnin të gjitha vonesat, pjesa e dytë e filmit0 do të shfaqej në kinema më 2 Tetor 2020 përpara se të zhvendosej në 25 Qershor 2021.

Ajo datë nuk u realizua për debutimin dhe në Mars 2021, “Sony” e shtyu sërish në 17 Shtator, 2021.

 

 

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore