Lajme

Analistë ushtarakë në Serbi: Serbët në Kosovë pa KFOR-in janë në rrezik


“Tërheqja e forcave të KFOR-it nga Kosova do të ishte shkelje e Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara dhe populli serb do të rrezikonte një eksod të ri”.

Kështu tha për gazetën Novosti ish-oficeri serb Ljuban Karan, pasi dy ditë më parë Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, theksoi se “një nga fuqitë e mëdha do të kërkojë tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe Misionit të Administratës së Përkohshme të Kombeve të Bashkuara (UNMIK) nga Kosova”.

Sipas Karan “ekziston gjithashtu një kamp ushtarak në kodrën Cernushës në Mitrovicë dhe një ide rreth themelimit të një kampi kroat në Kosovë’.

“Serbët janë në rrezik dhe mund të dëbohen. E ashtuquajtura Ushtria e Kosovës po kërcënon drejtpërdrejt”, potencoi Karan.

Ndërkaq profesori i së drejtës ndërkombëtare Bojan Milisavljeviç, thotë se Rezoluta 1244 lidh vendet anëtare të NATO-s, që do të thotë se nga tërheqja KFOR-it do të ishte shkelje e kësaj rezolute, sepse nuk është e autorizuar të revokojë mandatet e saj.

“Pavarësisht kësaj, NATO mund të largohet de facto nga Kosova, por kjo nuk do të thotë që mandati i pranisë së sigurisë të kërkuar nga Rezoluta do të kalonte”.

Sidoqoftë, ai beson se informacioni në lidhje me kërkesën për të tërheqjen e KFOR-it ishte vendosur më shumë si një formë presioni ndaj Serbisë për të përmbushur “mos-letrat” ​​e reja, sepse një veprim i tillë do të ishte tepër radikal dhe nuk do të shkonte as në favor të vetë NATO-s.

Ndërkohë, Drejtori i Departamentit të Informacionit në Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, Marija Zaharova, tha se “misionet në Kosovë janë të detyruara të marrin masa për të garantuar sigurinë e ndërtesave fetare dhe besimtarëve dhe se Rusia këmbëngul për këtë”.

UNMIKU-u në bazë të Rezolutës 1244, e cila është miratuar nga Këshilli i Sigurimit i Kombeve të Bashkuara, që nga viti 2000 është vendosur në Kosovë, pas sulmeve ajrore të Organizatës së Traktatit të Atlantikut të Veriut (NATO) në caqet e ushtrisë serbe.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, ka pranuar shumicën e përgjegjësive të dorëzuara nga UNMIKU.

Ndërsa misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR është vendosur në qershor të vitit 1999 në Kosovë, pas tërheqjes së forcave serbe nga Kosova.

Megjithatë një zyrtarë i NATO-s të premten tha se “të gjitha vendimet në NATO, përfshirë ato për KFOR-in, merren në pajtueshmëri me të gjitha 30 vendet anëtare”, kur është pyetur rreth deklaratës së presidentit serb Aleksandar Vuçiç më 13 maj, se vendi i tij ka marrë informacione nga burimet e inteligjencës, se një nga fuqitë e mëdha së shpejti do të fillojë të kërkojë zyrtarisht tërheqjen e forcave të KFOR-it dhe UNMIK-ut nga Kosova.

Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.

/Albanianpost.com


Lajmet kryesore