Aktori i famshëm i “365 Days”, Michele Morrone së fundmi është përballur me një ‘lum’ kritikash pas disa komenteve aspak të hijshme që ka bërë në adresë të ‘showgirl’-it argjentinas, Belen Rodriguez.
Rikujtojmë se pas ndarjes nga Stefano De Martino, Rodriguez po përjeton një periudhë të lumtur me partnerin e saj të ri, Antonino Spinalbese.
Të dy mezi presin të mbajnë në krahë vajzën e tyre Luna Marie, e cila do të vijë në jetë së shpejti.
Ajo u shpreh para pak kohësh për partnerin e saj se:”Realiteti është që unë kam fëmijë me burra të ndryshëm, por ky nuk është problem. Jam e lumtur. Pas dështimit me martesën time më në fund gjeta fuqinë të jetoj sërish.”
Por para se të fillonte historinë e dashurisë me Spinalbese-n, Belen kishte qenë protagoniste e disa thashethemeve dhe flitej për një flirt të pretenduar, të mohuar më vonë, me Michele Morrone-n.
Ylli i “365 Days” në atë kohë nuk preferoi t’i mohonte thashethemet.
Së fundmi, gjatë një live në mediat sociale, Michele iu përgjigj në një mënyrë aspak të këndshme një fansi që e këshilloi të fejohej me Belen.
Ai ndërkaq u shpreh në një mënyrë përçmuese duke pretenduar që Belen nuk ka asgjë tjetër përveç bukurisë:
Alan më këshillon të fejohem me Belen. Atëherë, prototipi im për një grua është pak më i lartë thjeshtë e bukur. Por kush e di…
Shumë ndjekës i kanë kritikuar fjalët e Morrone-s, duke i dalë në mbrojtje Rodriguez.
Disa thonë se Morrone duhet të ketë më shumë respekt për gjininë femërore, ndërsa të tjerë thonë se fjalët e tij vijnë pasi nuk arriti të kishte asgjë me Belen.
Rikujtojmë, se Belen Rodriguez ka një djalë, Santiago me ish-bashkëshortin e saj, balerinin Stefano De Martino, me të cilin u nda në 2019, për t’u ribashkuar sërish një vit më vonë. P
Por mesa duket edhe kjo mundësi e dytë nuk funksionoi pasi ata u ndanë përfundimisht pak para se Italia të futej në karantinë.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.com-
Selena Gomez reflekton mbi shëndetin mendor, rëndësinë e tij dhe tejkalimin e sfidave
-
Kontrata e parë e punës e Princeshës Diana mbi të cilën ajo gënjeu për moshën e saj, shitet për mbi 10 mijë dollarë në ankand
-
Sekretet për të pasur një super kujtesë në moshën 80-vjeçare
-
Cardi B dhe Offset shihen sërish bashkë – a janë pajtuar ata?
Lajmet kryesore
-
Begaj takon Tajanin, theksojnë partneritetin strategjik dhe vlerat ndërkombëtare që ndajnë
-
Raportimi i Kathimerini hedh hije dyshimi mbi vizitën e Ramës në Athinë
-
Turqia zyrtarizon ndalimin e tregtisë me Izraelin
-
Sondazhi i PIPOS zbulon se rreth 70 për qind e shqiptarëve do të votojnë për “Frontin Evropian” në zgjedhjet e 8 majit