Shoqata e Gastronomëve të Kosovës, vazhdon të shpreh pakënaqësitë e saj lidhur me mos zgjatjen e orarit të punës dhe mos lehtësimin e masave anti-COVID.
Kryetari i Shoqatës së Gastronomëve të Kosovës, Petrit Kllokoqi dhë anëtarë të tjerë të SHGK-së, kanë paralajmëruar protesta të ashpra nëse këto masa nuk hiqen nga organet kompetente të shtetit.
Në një status të publikuar në llogarinë e tij të Facebook, Kllokoqi, ka theksuar se – “Qeveria i ka mbyllur për 12 ditë bizneset e gastronomisë përderisa është zotuar për subvencionim që nuk e ka bërë akoma”.
Sipas Kllokoqit, “gastronomët u harruan dhe u anashkaluan”, duke mos pritur as ftesa për konsultime nga organet kompetente të Republikës së Kosovës.
“U betuan qe ne fillim te muajit Maj kane me na subvencionu për 15 ditët e para të muajit Prill, ndërsa tash jemi me 10 maj, Gastronomet u harruan. U betuan qe nëse ulen rastet orari do të ndryshoj dhe masat do të zbuten, ndërsa as në takim nuk na ftuan, gastronomet u anashkaluan”, shkroi ai në Facebook.
Kllokoqi, ka përmendur hapjen e fundit të gastronomisë në shtetet fqinje dhe lejimin e mbajtjes së festivaleve në këto vende, teksa në emër të SHGK-së është zotuar se “nuk do t’i nënshtrohen kësaj qeverie”.
“Ne nuk iu nënshtruam as Qeverise se kaluar, ku mbajtëm 3 protesta, dhe nuk do i nënshtrohemi as kësaj Qeverie”, përfundoi ai.
Shkarkimi dhe publikimi i teksteve nga Albanian Post nuk lejohet pa përmendur burimin. Faleminderit për respektimin e etikës së profesionit të gazetarit.
/Albanianpost.comLajmet kryesore
-
Meloni mbron publikisht Ramën dhe shqiptarët: U linçuan nga Rai vetëm sepse donin të ndihmonin Italinë
-
Tritol banesës së gjyqtarit, reagon ministri i Drejtësisë
-
Macron dëshiron të hapë debatin mbi parandalimin bërthamor evropian
-
Pas Prizrenit, më 2 maj edhe Tirana e dekoron Ali Ahmetin me titullin “Qytetar Nderi”